Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Ligjet e Luftës së Shenjtë - Xhihaditligjet e luftes

Shejh M. R. Bava Muheijedin (Allahu e Mëshiroftë)

Kërkoj strehim tek Allahu nga djalli i mallkuar.

Në emër të Allahut, Të Gjith’mëshirshmit, Mëshirëplotit.

Vëllezër dhe motrat e mija në Iman-Islam, do të flasim pak për domethënien e luftës së shenjtë, xhihadit.

Në qoftë se e kuptojmë Kuranin ashtu siq duhet, dhe hadithet, të thënat tradicionale të Profetit a.s., atëherë Islami do të jetë uji i rahmetit, mëshirës, për mbarë botën.  Do të pastronte çdo njërin nga ndytësirat dhe do tua largonte etjen.  Do ti bënte të gjitha zemrat, paqësore, ku do të bëheshin vet pulsi i jetës, rrahja e zemrës për të gjithë fëmijët e Ademit a.s. për të gjithë krijimin.

Hadith Kudsi: Shpallje Direkte tek Rasuli, Profeti a.s.

Profeti i shenjtë  shokët dhe përcjellësit e tij sulmoheshin çdo here e me shume nga ata që nuk e pranuan Allahun dhe të derguarin e tij. Me durim të madh dhe zemërbutësi, Muhamedi a.s. toleroi të gjitha vuajtjet që i vinin atij, dhe u tregonte atyre që zgjodhën rrugën e tij, për durimin dhe besimin në Allah që i ishte dhënë atij. Megjithatë, eventualisht u bë e domosdoshme që të iknin nga persekutimi, dhe ata u larguan në Medinë. Shumë njerëz nga Medina menjëherë e pranuan Profetin a.s., dhe atje ai dhe përcjellësit e tij përjetuan për nje kohë paqen. Por disa hipokritë dhe shpifës udhëtonin ndërmjet këtyre dy qyteteve duke bartur fjalë dhe duke nxitur urrejtje. Ata thonin “Populli i Mekes dëshiron që të ju luftojë,” i thonin profetit a.s. dhe përcjellësve të tij. “Ata po ua shkaterrojnë shtëpite dhe pronën e juaj që e keni lënë prapa. Ata po ua vrasin gratë dhe fëmijët tuaj dhe po i lëndojnë vëllezërit tuaj.”

Pasi që i degjuan këto tregime, disa nga përcjellësit u ankuan tek Profeti duke iu lutur atij, “O i dërguari i Allahut, ata po na shkaktojnë neve shumë vuajtje! Ata na i kanë lënduar familjet tona, na kanë grabitur pronën tonë, na kanë shkatërruar shtëpite tona, dhe na kanë ndjekur nga një vend në një vend tjetër. Dhe tani po na quajnë ata neve qyqarë që keni ikur. Por ne jemi luftëtare guximtarë dhe duhet të jetojmë me nderë dhe burrëri. Ne i  kemi pranuar këto fyerje për një kohë të gjatë tani. Tani duhet të luftojmë!

“Ju jeni i derguari i Allahut. Kjo botë dhe e ardhmja janë një për ju, dhe Allahu është pasuria e mjaftueshme dhe e vetme për ju. Prandaj ju nuk mërziteni në qoftë se njerëzit ju poshtërojnë, por në gjendjen tonë ne nuk mund ta durojmë më këtë. Mekanet na kanë shkatërruar shtëpite tona, pronën tonë, dhe lidhjet tona. Ne duhet të luftojmë që ta marrim pronën tonë, sepse zemrat tona janë lënduar dhe ne jemi duke vuajtur.”

Përcjellësit e Profetit i luteshin atij në këtë mënyre kohë pas kohe. Por Muhamedi a.s. nuk u dha lejen atyre për të luftuar. Zemra e tij po qante. Drita e syve të tij shikonte nga Allahu dhe duart e tij i kishte zgjatur duke kërkuar besim të perfektë dhe pasuri të njohuris hyjnore të Allahut. Ai kalonte çdo moment në këtë gjendje, duke e lutur Allahun që tua ndryshonte zemrat njerëzve. E vetmja shpatë në dorën e tij ishte shpata e dashurisë dhe e unitetit, shpata e besimit, e vendosmërise, shpata e durimit, kënaqësise, besimit në Zot dhe lutja në Zot.

Dhe mbas disa kohësh, Hamza (xhaxhai i tije) erdhi me të njëjtën kërkesë, por Profeti a.s. nuk iu dorëzonte as atij. Ai nuk u thoshte përcjellësve të tij të fillojnë një luftë të shenjtë. Ai gjithmonë përgjigjej duke thënë: “Ju nuk mund ta bëni këtë pa lejën e Allahut, dhe Allahu nuk ka dhënë nje leje të till. Prandaje as une nuk mund tu japë lejën të filloni nje luftë të till.  Lufta e vërtetë dhe e shenjtë në Islam është lufta kundër dëshires dhe kundër të gjitha atyre aspekteve që janë armiku i vërtetë i jetës tonë në të ardhshmen.

Por prapë se prapë përcjellesit e tij i luteshin, “Ne jemi luftëtarë, dhe jemi poshtëruar. Si mund ne të jetojmë në këtë botë me këtë përulje?”

Dhe përderisa Profeti priste në heshtje, përgjigja e Allahut erdhi. “. O Muhamed thuaju përcjellësve të tu që të fillojnë luftën e shenjtë në zemrat e tyre, ti sakrifikojnë të këqijat e tyre në zemrat e tyre. Përcjellësit e tu duhet ta kuptojnë këtë.”

Profeti e përcolli mesazhin tek përcjellësit e tij. “Vëllezërit e mij, Allahu ka thënë se në qoftë se dëshironi të filloni luftë të shenjtë, detyra juaj e parë është që ti shpallni luftë një ushtrie të armikut që ju dëmtonë juve për nga brenda. Secili nga ju duhet ta bëni zemrën hallall, ju duhet ta bëni zemrën të pastërt sipas ligjeve të Zotit, duke bërë kurban dhe sakrifikuar të këqijat që vinë të të shkatërrojne ty.  Duhet të bëni kurban në të gjitha gjërat që i vënë perde zemrës tënde.  Duhet ta bëni zemrën (kalb) tuaj dritë. Ushqejeni me Dritëështë thesari i Allahut, dhe ti shmangeni të kundërtës apo haramit, të ndaluarës.”

Allahu i tha Profetit a.s. “Vetëm ai që merr nga ushqimi im do ti ulet uritja, egoja dhe dëshirat e tij.  Ushqimi hallall (i lejuar) për zemrën përbëhet nga kualitetet e Mija, veprimet e Mija, Ilmit (njohuri hyjnore) Ti, Nëntëdhjetë e Nëntë vilajetet e mija, fuqite, durimi Im, kënaqësinë Time, dorëzimin e tavakul, dhe falënderimin e Elhamdu lilah. Vetëm një falënderim i till do ta perfundonte uritjen. Me engjujt e Mij do ta mbroj çdokënd që e bën këtë qëllim dritë brenda në zemrën e tij, çdokush që i kupton çdo njërën prej këtyre kualiteteve, ne çdonjërin që të tre mijë kualitetet e mëshirës lindin.

“O Muhamed do ti shfaq ty engjujt që do të vinë për të mbrojtur nga ushtrite e Habib ibn Malikut, të dërguara nga Abu Gjahl.  Cdo engjëll do të ketë tre mijë koka dhe gjashtë mijë duar, dhe armët që iu përshtaten atyre.  Ti do të jesh në gjendje ti shohësh të gjithë ata.  Edhe ne qoftë se frigohesh , O Muhamed, ec pëpara.  Nuk nevojë të frigohesh kur je në gjendje të Imanit-Islamit.  Ti e ke këtë dua, mëshirë të mbrojtjes Time, të vetmën mbrojtje të vërtetë. Unë jam i vetmi që mund të të mrojë në këtë mënyrë.   Ata që më mbajnë si mbrojtësin e tyre kurr nuk do të shkatërrohen nga asgjë në këtë botë, por ata që nuk kërkojnë ndihmë nga une do të shkatërrohen.  Përderisa ta kenë dynjanë, botën, brenda tyre, ata do të shkatërrohen nga ajo botë.  Dynjaja ështe ajo që e vret dynjanë.  Kjo është e sigurtë. Thuaja këto fjalë përcjellësve tu.

“Dynjaja nuk të takon ty, O Muhamed. Ti je këtu për të më realizuar Mua.  Për këtë arsye ti tregova vilajetet e Mija, veprimet e Mija, dhe për këtë arsye i krijova të gjitha krijesat e Mija dhe sekretet e tyre.  Ata janë të gjithë shembuj që ti solla që ti të mund të më kuptosh Mua.  Une jam i Vetmi që mund ti kryej këto punë të krijimit, mbrojtjes, ushqimit, dhurimit, dhe për të gjykuar.  Askush tjetër nuk mund ti kryej këto vilajete.

“O Muhamed, përmes, Ademit, perms krijesave të Mija, perms tokës, qiellit, diellit, hënës, yjeve, zjarrit, ujit, ajrit, dhe reve, unë i kam shfaqur sekretet e Mija.  Të kam dërguar që ti mësosh përcjellësit e tu.  Përmes teje, u kam dërguar atyre shume fjalë, shumë veprime, sa shumë vargje të shenjta, dhe aq shumë zgjuarsi.  Të kam thëne, ‘Shko edhe deri në Kinë të mësosh ‘ilm, njohuri hyjnore, në mënyre që të mund të realizosh vlerën e ‘ilm. i kam dhuruar vargjet e Kur’anit të shenjtë në duart e tua në mënyrë që ti të mund të kuptosh lidhjen ndërmjet Meje dhe insanit, dhe përmes kësaj lidhje të kuptosh fitimet e tua në këtë botë dhe në botën e përtejme.  Natyra e pasurisë së vërtetë është shpjeguar në Kur’anin e Shenjtë.

“Muhamed, ti i ke shpallur fjalët e Mija.  Në qoftë se përcjellësit e tu duan të mësojnë  lavdine e Kur’anit, në qoftë se duan të kuptojnë pasurinë e tij daulah, ata duhet të kenë zgjuarsinë e ‘ilm-it.  Kurani është sekreti, sirr, brenda ne sirr, gjendet dhat, esenca, përbrenda dhat gjendet zgjuarsia, përbrenda zgjuarsisë gjendet mëshira, përbrenda mëshirës gjendet ruh, shpirti, përbrenda shpirt gjendet zemra e brendshme, kalb, pëbrenda zemrës së brendshme gjendet drita përbrenda dritës së syrit, veshi përbrenda veshit, hunda përbrenda hundës, gjuha përbrenda gjuhës, dhe ilm përbrenda ilm. Kur’ani është formë e sureve, që ekzistojnë përbrenda sureve.  Duhet të hysh përbrenda ta kuptosh domethënien e tij të vërtetë.

Thuaju përcjellësve tu se çdonjëri që është nën mbrojtjen Time kurr nuk mund të shkatërrohet,  por çdonjëri që largohet nga mrojtja dhe ndihma Ime të bëjë xhihad tani, do ta shkatërroj vet-vetën.  Thuaju se ne qoftë se një njeri kërkon të vrasë apo ta mund një njeri tjetër, është vetëm vëllai i tij që ai do ta shkatërroj. Në të kundërtën ata do ta shkatërrojnë atë.  Njeriu ka një shansë që të shndërrohet në kafshë apo të bëhet sikur Zoti i tij.  Në qoftë se ai bëhet Ademi a.s., atëherë do tia ndreq gabimet e tij dhe do ta mbroj atë, ashtu siq e kam mbrojtur Ademin a.s..

“Muhamed, thuaja këto fjalë përcjellësve tu.  Ata ishin të gjithë në errësirë dhe në të koten para se të njihnin ty.  I bëra që të dalin nga fshehja dhe të përcjellin ty, apo jo?  Më parë ata ishin fshehur në djallin,  por tani ata janë as-habët, shokët e tu.  Tani ata janë luftëtarët e tu, por kush ishin ata më parë? Cilat ishin veprimet e tyre më parë në krahasim me veprimet e tyre tani?

“Me fjalet e Mija, ti i nxorre nga errësira , dhe ata filluan të të percjellin ty.  Ata filluan të më percjellin Mua, Zotin (Rab) e tyre, Krijuesin e tyre, apo jo? A janë ata armiqtë e tu tani? Jo, ata e kanë humbur veten e tyre dhe i kanë dedikuar jetërat e tyre tek ti dhe Unë.  Më parë ata ishin sikurse ata njerëz që tani duan ti lufojnë. Ata ishin sikur këta fëmijë të Ademit a.s.  Ata ishin fshehur në të njëjtën errësirë, të kurthuruar në të njëjtin iluzion (mashtrim), në të njëjtën ego (nefs), dëshirë, dhe mbrekullit e elementeve siddhis. Pra edhe këta ishin varrosur së bashku me djallin.  Prandaj, a do të ishte e drejtë ti shkatërrosh të tjerët që janë në atë errësirë tani?

“Ebu Bakr, ‘Umar ibnul-Khattab, ‘Uthman, dhe Hamza të gjithë këta ishin fshehur në errësirë.  Shiko se si ndryshuan tani.  Thuaj përcjellësve tu se në vend që të bëni luftë (xhihad) ata duhet të mundohen që ti nxjerrin njerëzit e till nga errësira dhe ti bëjnë që të kuptojnë Allahun.  Në vend që ti lufojnë ata, ti ndihmojnë që të pranojnë të vërtetën, dhe tua forcojnë besimin imanin, dhe të mundohen ti ndryshojnë ata.

“Të konvertosh pa force është rruga e Islamit.  Të shkatërrosh e të vrash, e të masakrosh njerëz nuk është Islam.  Prandaj, thuaju përcjellësve tu të bëjnë xhihad duke i ngritur ata që kanë rënë në gjendjen e mosbesimit kufr. Ky është Islam. Thuaj atyre që ti përdorin veprimet e Mija, Fjalët e Mija, dhe sjelljet e Mija në mënyrë që ti lironi ata që janë fshehur në djallin dhe që janë varrosur në iluzion.  Ky është xhihad i vërtetë.  Tua përcjellësh këto fjale përcjellësve tu, “Kjo është çka Allahu i ka thënë Rasulit a.s.

Allahu ka mundur ti shkatërroj të gjithë pabesimtarët, por në vend që ti shkatërroj i nxorri nga errësira.  Ky është xhihadi i vërtetë: të konvertosh pa forcë.  Në këtë mënyrë, komandat e Allahut treguan drejtësi. Kjo është Islam. 

Por të gjithë shokët e Muhamedit a.s. nuk patën mundësi ta arrijnë këtë gjendje.  Disa nuk e kishin forcën e brendshme të durimit sabrin, shukur dhe tawakkulun ‘alAllah.  Ata nuk ishin në gjendje të thonin “Insha’Allah. Po të dojë Allahu” dhe “Ma sha’Allah. Cka të dojë Allahu.” Dhe vazhdonin ti luteshin, “Ti shkatërrojm ata që duan të na shkatërrojn neve.  O Rasul, ne nuk jemi si ti, ne jemi njerëz të zakonshëm sikurse që janë ata. Ne kemi nevojë të lufojmë forcë me forcë.” Rasuli a.s. u mundua që ti mësoj ata durim, por ata e kishin këtë nevojë në zemrat e tyre.

Më në fund Allahu tha,  “Mirë pra, thuaju që të fillojnë xhihadin e tyre.” Derisa po përgaditeshin për luftë, disa ndalesa u ishin vënë atyre.  Atyre u ishte thënë,  “Mos e luftoni këtë luftë për hir të krenarisë, të tregoni se ju jeni luftëtarë apo se jeni të fortë. Lufoni vetëm kundër atyre që vinë për tu luftuar me ju. Ju mund të hyni në luftë vetëm me dikënd që ua ka marrur pronat e juaja. Mos të shkatërroni pronat që të tjerët zotërojnë. Mos ti prekni gratë e tyre apo ti lëndoni fëmijët e tyre.  Mos ti shkatërroni shtëpitë apo  farmën e tyre dhe mos ti vrani kafshët shtëpiake të tyre.  Mos ti prisni drunjtë, mos ti shkatërroni fshatrat dhe burimin e ujit të tyre. Mos ti vrani ata që ikin nga frika, dhe mos ta vrani dikënd që është lënduar dhe rrëzuar në betejë. Vetëm në qoftë se dikush të vie për të sulmuar me shpatë në dorë atëherë mund ta mbrosh vet-veten tënde. “

Rasuli a.s. ia përcjelli rregullat ‘Alise dhe Ebu Bakër as-Siddik, Allahu qoftë i kënaqur me ta. “Shko dhe lufto,” tha Rasuli a.s. “por mos ti kaloni këta kufinjë” Në qoftë se dështoni ti përmbaheni këtyre rregullave, do të bëheni mëkatarë të mëdhenjë.  Në qoftë se bëni luftë për hir të tokës, shtëpive, pronave, apo gëzimit, duke i harruar rregullat që ua kam dhënë, atëherë ju do të fajësoheni dhe do të pyeteni në Ditën e Gjykimit (Kijamah).  Allahu i themeloi këto rregulla dhe mandej i tha Muhamedit a.s. “Thuaju të shkojnë në këtë gjendje dhe të marrin çka është me të drejtë e tyre.”

Kjo ishte gjendja në të cilën xhihadi është bërë në kohën e Profetit a.s. Megjithatë Rasulullah a.s. nuk morri pjesë në këto luftëra.  Në vend të kësaj e kalonte gjithë kohën duke u lutur që lufta të ndalej.  Ai mbeti i vetëm, duart e zgjeruara nga qielli, duke iu lutur Allahut.  Cdo sekond zemra e tij po qante, dhe drita në sytë e tij ishte drejtuar drejt Allahut.

“Ndryshoja zemrat,” lutej ai.  “Mbushi ato me dashurin dhe mëshirën Tënde.  Dhuroju unitet.  Bëj që ti hedhin shpatat nga duart e tyre dhe të ngrisin shpatën e besimit (imanit).  O Allah, bëj që të të pranojn Ty,  bëj që të të lavdërojnë Ty dhe të luten Ty. Dhuroju at siguri dhe dashuri.”

Shpata e vetme që preku duart e Rasulit a.s. ishte shpata e imanit, e sabrit, e shukur, tawakul, el-hamdu-lillah, shpata e dashuris, dhe e unitetit të vëllazërisë. Ne duhet të mendojmë për këtë.

"Islam And World Peace
Explanations of a Sufi"
Fq. 95-107.

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved