Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Beti J. IdiBetti J Eadi

Me 18 Nëntore, 1973, Beti Idi vdiq nga komplikimet e një operacioni të pjesërishëm të histerektomisë. Pasi që ishte ripërtërirë në jetë, Beti vuajti nga depresioni – aq e dhimbshme ishte ndarja e saj nga drita e dashurisë që ajo e kishte përjetuar gjatë momenteve të vdekjes klinike. Njëzet vite më vonë, pasi që e kishte ndarë tregimin e saj me familjen dhe shoqërinë, dhe me pacientët në gjendjet kritike të sëmurë nga kanceri, Beti ishte ftuar që ta shkruaj përjetimin e saj në mënyrë që një audiencë më e madhe ta shijojë bukurinë e këtij tregimi.  Me 1992, “Embraced by the Light” “E Përqafuar nga Drita” ishte publikuar në Qytetin Carson, Nevada. E Përqafuar u bë një fixim permanentë në Nju Jork Tajms Best Seller, duke kaluar më shumë se një vit, si numër nje.  Ky Përjetim Afër Vdekjes i Betit është njëra nga  përjetimet më të detalshme dhe të carta që ndonjëherë është dokumentuar. 

Dalja nga Trupi

Beti e lëshon trupin e sajë përmes gjoksit dhe fluturon mbi shtratin e saj.  Tri qenie që dukeshin si murgji të mbuluar shfaqen dhe ajo I identifikon ata të jenë engjujt e saj të rojes.  Ata I thonë asajë që kanë qenë me të “përjetësishtë” dhe se ajo ka vdekur para kohe. E brengosur për familjen e sajë që e kishte lënë prapa, ajo udhëton në formën e shpirtit ti shohë ata; por ajo e kupton se ajo nuk mund të shihet nga ata. Beti mandej kthehet tek trupi I sajë ku engjujt e saj të rojes po e pritnin.

Hyrja në Dritë

E pashë një pikë të dritës në distancë. Masa e zezë përreth meje filloi të marrë një trajtë të tunellit, dhe e ndjeva veten në udhëtim përmes ti me një shpejtësi edhe më të madhe, në nxitim drejtë dritës. Instinktivishtë isha tërhequr tek ajo, edhe pse, ndjeja se të tjerët mund të mos tërhiqeshin.  Derisa u afrova, vëra re figurën e një burri që po qëndronte aty, me një dritë që po rrezatonte çdokund përreth tij. Sa u afroja drita bëhej më e ndriçuar – e ndriçuar përtej përshkrimit, shumë më e ndriçuar se dielli – dhe e dita se asnjë sy I tokës në gjendjen e tyre natyrale nuk do të mund të shikonte në këtë dritë pa u shkatërruar.  Vetëm sytë shpirtërorë mund ta përballonin – dhe ta vlerësonin.  Derisa afrohesha më afër fillova të qëndroja drejtë.

E pashë që drita fillestare përreth tij ishte ngjyrë ari, sikur I gjithë trupi I tij të kishte një aura ari përreth tij, dhe mund të shihja se kjo aura e arit shpërthente përreth tij dhe shpërndahej në dritë të bardhë madhështore që shtrihej në një distancë.  E ndjeva dritën e tij të përzihet me dritën time, literalisht, dhe ndjeja sikur drita ime tërhiqej tek drita e tij.  Ishte sikur të ishin dy llampa në dhomë, të dyja duke shëndritur, dhe rrezet e tyre përzihen së bashku. Eshtë shumë vështirë ta dish ku një dritë mbaron dhe ku tjetra fillon; dhe vetëm ashtu ato bëhen një dritë.  Edhe pse drita e tij ishte shumë më e ndricuar se e imja, isha e vetëdijshme se drita ime, gjithashtu, na ndriconte.  Dhe derisa dritat tona u bashkuan, ndjeva sikur hyra në qenien e tij, dhe ndjeva jasht mase një eksplodim të dashurisë.

Ishte dashuria më e pakushtëzuar që ndonjëherë kam përjetuar, dhe derisa I pashë krahët e tij duke u hapur për të më pranuar mua, shkova tek ai dhe morra komplet përqafimin e tij  dhe thoja pandërprerë, “Jamë në shtëpi. Jamë në shtëpi, Më në fund jamë në shtëpi.”  E ndjeva shpirtin e tij madhështorë dhe e dita se gjithmonë kamë qenë pjesë e tij, se në realitet unë kurr nuk kam qenë largë nga ai.

Dhe e dija se ia vleja të isha me të, ta përqafoja atë. E dija se ai ishte I vetëdijshëm për të gjitha mëkatet dhe gabimet e mia, por që tani nuk kishin rëndësi. Ai vetëm dëshironte të më përqafonte dhe ta ndante dashurinë e tij me mua, dhe unë desha ta ndaja dashurinë time me të. …

Gjithë jetën time ia kam pasur frikën, dhe tani e pashë – e dija – se ai ishte shoku im I zgjedhur. Ngadalë, ai I hapë krahët e tij dhe më lejon të qëndrojë prapa aq sa ti shohë sytë e tij, dhe ai tha, “Vdekja jote është para kohe, ende nuk është koha jote.”  Asnjë fjalë që ndonjëherë më janë folur nuk kanë penetruar në mua më mirë se këto.  Deri atëherë, nuk kam ndjerë ndonjë qëllim në jetën time;  Thjeshtë kam kaluar me kohën duke kërkuar për dashuri dhe mirësi por kurr në fakt nuk e kam ditur në qoftë se veprimet e mia kanë qenë të mira. Tani, brenda në fjalët e tij, ndjeva një detyrë, qëllim; Nuk e dija se çka ishte, por e dija se jeta ime në tokë nuk ka qenë pakuptim.  Ende nuk më kishte ardhur koha mua.

Koha ime do të vie kur misioni im, qëllimi im, kuptimi im në këtë jetë, të jetë kryer. E kisha një arsye për të ekzistuar në tokë. Por edhe pse e kuptoja këtë, shpirti im rrebeloi. A do të thotë kjo se duhet të kthehem prapa? I thashë atij, “Jo, tani unë kurr nuk mund të të lë.”

Ai e kuptoi çka do të thoja, dhe dashuria e tij dhe pranimi për mua kurr nuk u zbehen. Mendimet e mia më vërshuan: “A është ky Jezusi, Zoti, qenia që iu kam frikësuar gjatë gjithë jetës sime? Ai nuk është fare ashtu si kisha menduar. Ai është I mbushur me dashuri.”

Mandej pyetjet filluan të vinë në mendjen time. Desha të dija pse kam vdekur në atë mënyrë – jo si parakohe, por si u bë që shpirti im kishte ardhur këtu para ringjalljes.  Ende po funksionoja nën mësimet  dhe besimin e fëmijërisë time.  Drita e tij tani filloi të ma mbushte mendjen, dhe pyetjeve të mie i ipej përgjigje edhe më shpejt se sa që unë mbaroja së pyeturi.  Drita e tij ishte njohuri.  Kishte fuqi të më mbushte me tërë të vërtetën.  Pasi fitova kurajo dhe e lejova dritën të hyjë në mua, pyetjet më vinin më shpejtë se që kam menduar se është e mundur, dhe përgjigja u ipej po me aq shpejtësi.  Dhe përgjigjet ishin absolute dhe të kompletuara.  Nga frika, e kisha keqinterpretuar vdekjen, kam pritur dicka që nuk është ashtu. Varri kurr nuk kishte qenë i caktuar për shpirtin – por vetëm për trupin. Nuk ndjeja ndonjë gjykim që kam qenë gabim.  Ishte vetëm një ndjenjë se një e vërtetë e thjeshtë më ka zëvendësuar gabimin tim….

Por desha ta dija të tërën, që nga fillimi gjer në fund. Kurreshtja ime gjithmonë I kishte torturuar prindërit e mi dhe bashkëshortin tim – dhe nganjëherë mua – por tani ishte një bekim, dhe isha mahnitur me lirinë për të mësuar.  Po mësohesha nga mësuesi master!  Kuptimshmëria ime ishte asi soji që mund të kuptoja vollume për një cast. Ishte sikur që të shikoja në një libër dhe ta kuptoja vetëm me një të shikuar – sikur të ulesha derisa libra e shfaqte veten tek unë në çdo detalë, përpara dhe prapa, brenda dhe jashtë, çdo nuancë dhe sygjerim të mundshëm.

E tëra në një castë.  Derisa e kuptoja një send, më shumë pyetje dhe përgjigje më vinin mua, të gjitha duke u ndërtuar njëra mbi tjetrën, dhe të bashkpunonin sikur e tërë e vërteta të ishte e lidhur qenësishtë…Njohuria më kaploi mua. Në një kuptim u bë unë, dhe u mahnita me aftësinë time që të kuptojë misteriet e universit thjeshtë vetëm duke reflektuar në to.

Desha të dija pse kishte kaq shumë kisha në botë. Pse Zoti nuk na dhuroi vetëm një kishë, një fe të dëlirë?  Përgjigja më erdhi mua me kuptimin më të cartë.  Secili nga ne, më është thënë, jemi në nivele apo shkallë të ndryshme të pjekurisë shpirtërore dhe kuptimit.  Prandaj çdo person është përgaditur për një nivelë tjetër të njohurisë shpirtërore.  Secila fe në botë është e nevojshme sepse ka njerëz që kanë nevojë për atë që mësojnë.  Njerëzit në një fe ndoshta nuk e kanë kuptuar plotësishtë inxhillin e Zotit dhe kurr nuk do ta kuptojnë derisa janë në atë fe. Por se feja përdoret si një shkallë e gurit për ta bartur njohurinë. Çdo kishë përmbush nevojat shpirtërore që ndoshta të tjerat nuk do të mund të mbushnin. Asnjë kishë nuk do të mund ti mbushte nevojat e çdonjërit në çdo nivelë.  Derisa individi e ngritë nivelin e kuptimit të tij për Zotin dhe progresin e tij të përjetshëm, ai mund të ndihet I ndarë me mësimet e kishës së tij dhe ndoshta do të kërkon një filozofi tjetër apo ndonjë tjetër fe që ta mbushë atë zbrazëtirë.  Kur kjo të ndodhë ai ka arritur një tjetër nivelë të kuptimit dhe do të vuan për më shumë njohuri dhe për të vërtetën e mëtejme, dhe për një mundësi tjetër për pjekuri. Dhe në çdo shkallë të rrugës, këto mundësi për të mësuar do të dhurohen.

Pasi e morra këtë njohuri, e kuptova se ne nuk kemi të drejtë, në asnjë mënyrë të kritikojmë ndonjë kishë apo fe.  Të gjitha janë të çmuara nga këndvështrimi I Tij. Njerëz shumë special me misione shumë të rëndësishme janë vendosur në të gjitha vendet, në të gjitha fetë, në çdo stacion të jetës, në mënyrë që ata ti prekin të tjerët.  E tëra e inxhillit ekziston, por shumica e njerëzve nuk do ta kuptojnë këtu. Në mënyrë që të kuptohet kjo e vërtetë, ne duhet ta dëgjojmë Shpirtin dhe të lirohemi nga egoja.

Desha të mësojë qëllimin e jetës në tokë. Pse ne jemi këtu? Derisa isha zhytur në dashurinë e Jezu Krishtit  a.s. nuk mund të imagjinoja pse ndonjë shpirtë vullnetarishtë do ta lente këtë parajsë të mbrekullueshme dhe të gjitha që kishte për ti ofruar – sa botëra për të hulumtuar dhe ide për të krijuar dhe njohuri për të fituar.  Pse dikush do të dëshironte të vinte këtu? [tokë].  Në përgjigje, më kujtohet krijimi I tokës.  Në faktë unë e përjetova atë sikur që po ribëhej para syve të mi. Kjo ishte me rëndësi. Jezusi a.s. dëshironte që unë të interiorizojë këtë njohuri. Ai dëshironte që unë të kuptojë se si isha ndier kur krijimi ndodhi. Dhe e vetmja mënyrë për ta bërë atë ishte për mua që ta shikojë prapë dhe të ndjejë çka kam ndier më parë.

Të gjithë njerëzit si shpirtëra në botën para-mortale morrën pjesë në krijimin e tokës. Ne ishim shumë të entuiziazmuar që ishim pjesë e kësaj. Ne ishim me Zotin, dhe e dinim se Ai na kishte krijuar, se ne ishim vetë fëmijët e Tij. Ai ishte I kënaqur me evoluimin tonë dhe ishte mbushur me dashuri absolute për secilin nga ne. Gjithashtu, Jezu Krishti a.s. ishte atje. U befasova kur e kuptova, se Jezusi a.s. ishte një qenie tjetër nga Zoti, me qëllimin e tij të veçantë hyjnorë, dhe e kuptova se Zoti ishte Ati ynë I përbashkët. Rritja ime në një atmosferë Protestante më kishte mësuar se Zoti si Ati dhe Jezu Krishti a.s. ishin një qenie. 

Derisa të gjithë u mbodhëm, Ati shpjegoi se me ardhjen tonë në tokë për një kohë do të arrinim më shumë pjekuri shpirtërore. Secili shpirtë që do të vinte në tokë kishte ndihmuar në planifikimin e kushteve në tokë, duke përfshirë ligjet e mortailitetit që do të na sundonin ne. Këtu përfshiheshin ligjet e fizikës ashtu si I njohim ne, kufizimin e trupave tonë, dhe fuqitë shpirtërore që do të ishim në gjendje ti shfrytëzonim.  Ne I ndihmuam Zotit në zhvillimin e pemëve dhe jetës së shtazëve që do të jenë këtu.  Çdo gjë ishte krijuar më parë nga materia e shpirtit mandej ishte krijuar fizikishtë – sistemet solare, yjet, hënat, planetet, jeta në planete, malet, lumenjtë, detërat, etj. E pashë këtë procesë, dhe mandej, që më tutje ta kuptoja, isha treguar nga shpëtuesi se krijimi shpirtërorë mund të krahasohej me fotografitë tona; krijimi shpirtërorë do të ishte si një fotografi shumë e bukur, dhe toka do të ishte sikur negativi I errët I po të njëjtës fotografi.  Kjo botë është vetëm një hije e bukurisë dhe madhërisë të krijimit shpirtërorë, por është çka na duhet për pjekurinë tonë.  Ishte më rëndësi që të kuptoja se ne të gjithë ndihmuam për të krijuar kushtet e jetesës këtu.

Shumë herë mendjen kreative që e kemi këtu në këtë jetë është rezultat I inspirimeve të padukura. Shumë nga zbulimet e tona të rëndësishme madje edhe zhvillimi I teknologjisë së pari ishin krijuar në shpirtë nga qenie shpirtërore.  Mandej individëd në tokë e morrën inspirimin për ti krijuar këto zbulime këtu.  E kuptova se gjendet një lidhje vitale, dinamike në mes të  botës shpirtërore dhe mortalitetit, dhe se ne kemi nevojë për shpirtërat në anën tjetër për përparimin tonë.  Gjithashtu pashë se ata me gjithë qejf na ndihmojnë në c’fardo mënyre që të kenë mundësi.

Pashë se botën para-mortale ne e dinim madje edhe I zgjodhëm misionet e tona në jetë.  Kuptova se stacionet tona në jetë bazohen në objektivat e këtyre misioneve.  Përmes njohurisë hyjnore ne e dinim se ç’farë teste dhe përjetime do të kishim, dhe ne u përgaditëm në përputhje me këtë. Ne bashkpunuam me të tjerët – anëtarët familjarë dhe shoqërinë – që të na ndihmojnë ti mbarojmë misionet tona. Ne kishim nevojë për ndihmën e tyre. Ne erdhëm si vullnetarë, secili kuriozë që të mësojë dhe përjetojë të tërën që Zoti e kishte krijuar për ne. E dita që secili nga ne që vendosi të vijë këtu ka qenë një shpirtë guximtarë. Edhe më I pazhvilluari në mesin tonë këtu ishte I fortë dhe guximtarë atje. Na është dhënë një agjenci që të veprojmë për veten këtu. Vetë veprimet e tona e caktojnë drejtimin e jetërave tona, dhe ne mund ti ndryshojmë apo ti ridrejtojmë ato në c’fardo kohe. E kuptova se kjo ishte shumë me rëndësi; Zoti na premtoi se ai nuk do të intervenon në jetërat tona pa kërkuar ne vetë intervenimin nga Ai.  Dhe mandej përmes njohurisë së Tij të pashterrshme Ai do të na ndihmon të arrijmë dëshirat tona të drejta. Ne ishim shumë falënderues për këtë aftësi që ta shprehim vullnetin tonë të lirë dhe ta ushtrojmë fuqinë e tij.  Kjo do të na lejon secilin nga ne të arrijmë kënaqësi të madhe ose të zgjedhim atë  që do të na sjell pikëllim.  Zgjedhja do të jetë e jona përmes vendimeve tona.  

Në fakt më erdhi një lirim kur mësova se toka nuk është shtëpia jonë natyrale, se ne nuk e kishim origjinën këtu. U gëzova kur pashë se toka është vetëm një vendë I përkohshëm për tu shkolluar dhe se mëkati nuk është natyra jonë e vërtetë. Shpirtërishtë, ne jemi në nivele të ndryshme të dritës – që është njohuri – dhe për shkakë të natyrës tonë hyjnore; shpirtërore ne jemi të mbushur me dëshirën për të bërë mirë.

Megjithatë, Vetja jonë e tokës, është pandërprerë në kundërshtim me shpirtin tonë. E pashë sa I ligë është mishi. Por është këmbëngulës. Edhe pse shpirtërat tonë janë plotë me dritë, vërtetësi, dhe dashuri, duhet të luftojnë pandërprerë që të triumfojnë ndaj mishit, dhe kjo I forcon ata. Ata që me të vërtetë janë të pjekur do të gjejnë një harmoni perfekte në mes të mishit të tyre dhe shpirtit, një harmoni që do ti bekojë ata me paqe dhe do tu dhurojë aftësinë për ti ndihmuar të tjerët.

Derisa mësohemi për tu përshtatur ligjeve të krijimit, ne mësojmë si ti përdorim këto ligje për të mirën tonë. Ne mësojmë si të jetojmë në harmoni me fuqitë krijuese përreth nesh. Zoti na ka dhuruar talente individuale, disa më shumë disa më pak, sipas nevojës. Derisa I përdorim këto talente, ne mësojmë si të punojmë dhe eventualishtë ti kuptojmë ligjet dhe ti mbijetojmë kufizimet e kësaj jete. Duke I kuptuar këto ligje ne jemi më të aftë ti shërbejmë atyre përreth nesh. Ckado që të bëhemi këtu në mortalitet është e pakuptimtë në qoftë se nuk bëhet për dobinë e të tjerëve. Dhuratat tona dhe talentet na janë dhënë që të na ndihmojnë të shërbejmë. Dhe duke I shërbyer të tjerëve ne zhvillohemi shpirtërishtë.

Mbi të gjitha, më është treguar se dashuria është supreme.  E pashë se me të vërtetë pa dashuri ne nuk jemi gjë. Ne jemi këtu që ti ndihmojmë njëri tjetrit, të kujdesemi për njëri tjetrin, të kuptojmë, të falim, dhe ti shërbejmë njëri tjetrit.  Ne jemi këtu që të kemi dashuri për çdo person të lindur në tokë. Trajta e tyre e tokës mund të jetë e zezë, e verdhë, e kaftë, e bukur, e shëmtuar, e hollë, e trashë, e pasur, e varfër, intelegjente, apo injorante, por ne nuk duhet të gjykojmë nga shfaqja e jashtme. Cdo shpirtë ka kapacitet të mbushet me dashuri dhe energji të përjetshme. Në fillim, secili ka në dispozicion disa shkallë të dritës dhe vërtetësi që mund të zhvillohet më tutje. Ne nuk mund ti masim këto sende. Vetëm Zoti e din zemrën e njerëzve, dhe vetëm Zoti mund të gjykojë në mënyrë perfekte.  Ai I njeh shpirtërat tonë; ne shohim vetëm fuqi dhe dobësi të përkohshme. Sepse për shkak të kufizimeve tona, shumë rrallë mund të shohim në zemrën e njeriut.   

E dita se ia vlenë çdo gjë që bëjmë për të treguar dashuri: një buzëqeshje,një fjalë kurajuese, një veprim I vogël I sakrificës. Ne piqemi me këto veprime. Jo të gjithë njerëzit janë të dashur, por kur e gjejmë dikënd që e kemi shumë vështirë për ta dashur, kjo shpesh ndodhë sepse ata na kujtojnë dicka brenda në veten tonë që ne nuk na pëlqen.  Mësova se duhet ti duam armiqtë tanë – ta lëshojmë zemërimin, urrejtjen, lakminë, hidhërimin dhe refuzimin për të falur. Këto gjëra e shkatërrojnë shpirtin. Ne do të japim llogari se si sillemi me të tjerët.

Me të marrë planin e krijimit, ne kënduam me gëzim dhe ishim mbushur me dashurinë e Zotit. Ne ishim mbushur me kënaqësi derisa e shihnim pjekurinë që do të arrinim këtu në tokë lidhjet e këndshme që do ti krijonim me njëri tjetrin.

Mandej e pamë si u krijua toka. Ne e pamë se si shpirtat tonë vëllëzërit dhe motrat hynë në trupat fizikë që të mbaronin radhën e tyre në tokë, secili përjetonte dhimbjet dhe gëzimet që do ti ndihmonin ata të përparojnë. Më kujtohet vecanërishtë duke I parë pionerët Amerikan duke e kapërcyer kontinentin dhe kur kremtonin derisa I përballonin dhe I mbaronin detyrat e tyre të vështira.  E dita se vetëm ata që kishin nevojë për atë përjetim ishin vendosur aty. I pashë engjujt duke kremtuar për ata që përballonin testet e tyre dhe që kishin suksesë dhe kur mërzitëshin për ata që dështonin.  E pashë se disa dështonin për shkak të dobësive të tyre, dhe disa dështonin për shkak të dobësive të tjerëve.  Ndjeja se shumë nga ne që nuk ishim atje nuk do të mund ti përballonim ato detyra, se ne do të kishim qenë pioner të dobët, dhe se ne do të bëheshim shkaku I më shumë vuajtjeve për të tjerët. Në të njëjtën mënyrë disa pionerë dhe njerëz nga kohërat e tjera nuk do të mund ti përballonin testimet e sodit. Ne jemi aty ku duhet të jemi.

Përderisa e gjithë kjo më erdhi mua, e kuptova perfekcionin e planit.  E pashë se ne të gjithë u bëmë vullnetarë për pozitat dhe stacionet tona në botë, dhe që secili nga ne është duke marrë më shumë ndihmë se sa që ne e dimë. E pashë dashurinë e pakushtëzuar të Zotit, përtej ndonjë dashurie të tokës, që rrezatonte nga Ai tek të gjithë fëmijët e Tij. I pashë engjujt duke qëndruar afër nesh, duke pritur për të na ndihmuar, duke kremtuar në të arriturat dhe gëzimet tona. Por mbi të gjitha e pashë Krishtin, krijuesin, shpëtimtarin e tokës, shokun tim, dhe shokun më të afërt që ndonjëri nga ne mund ta ketë. Dukej sikur isha shkrirë me kënaqësinë derisa isha në krahët e tij dhe ngushëllohesha – më në fund në shtëpi.  Do të ipja të tërën në fuqinë time, të tërën çka kam qenë, që prapë të më kaplonte ajo dashuri – të përqafohesha në krahët e dritës së tij të përjetshme.  

 Udhëtimi Në Parajsë

Dy shokë të ngushtë të Betit të cilët ajo I kishte njohur para se të lindte, I shfaqën asaj.  Përqafohen dhe shkojnë në një udhëtim në botën e shpirtërore.  Ata hynë në një dhomë të madhe dhe shohin njerëz duke krijuar rroba të parajsës…Në një dhomë tjetër, ajo sheh njerëz duke punuar me një makinë të madhe në pamje dukej si një kompjuter. Ata mandej hynë në një dhomë e ngjajshme me një librari. Eshtë libraria e mendjes. Ata dalin jashtë tek një kopshtë ku male dhe lumenjë të bukur mund të shihen në distancë. Eshtë një fushë më e bukur sesa fjalët mund të përshkruajnë.

 

Para një ujëvare, Beti vështron një trëndafilë madhështorë dhe bëhet një me të përkohësishtë.  Një grup njerëzish mblidhen përreth për të festuar gradimin e saj. Engjujt që I bëjn roje janë atje dhe I thonë asajë se ka vdekur para kohe dhe duhet të kthehet prapa.  Duke dëshiruar ta hulumtojë universin, Beti shoqërohet nga dy qenie të dritës në gjerësinë e hapësirës. Ajo udhëton tek botërat e tjera të ngjashme me tokën dhe me qenie intelegjente në to.  Ajo kthehet tek kopshti dhe dërgohet tek një vend ku shumë shpirta janë duke u përgaditur për jetën në tokë.

Shoqëruesit e Betit I tregojnë asaj një njeri pijanec I shtrirë në trotuar dhe e pyesin atë se ç’farë sheh. Beti e sheh vetëm një të dehur që rrinte si gjynah në ndytësirën e tij. Shoqëruesit e saj I tregojnë asaj kush është me të vërtetë ai njeri. Ai njeri ishte I mbushur me dritë dhe dashuri dhe ishte shumë I dashur në botën shpirtërore. Ishte bërë në atë mënyrë për tu kujtuar njerëzve nevojën për ti ndihmuar të tjerët.

Betit I tregohet toka ashtu si duket nga hapësira. Asaj I tregohet se si lutjet fluturojnë si rreze të dritës nga toka. Ajo I sheh engjujt duke nxituar përreth për tu përgjigjur lutjeve. Beti e vështron gjithë këtë derisa është në kopshtë.

Mandej dërgohet nga kopshti tek një ndërtesë e madhe para “Këshillit të të Vjetërve” I përbërë nga 12 njerëz dhe Jezusi a.s. Këtu prapë I thuhet se vdekja e saj ka ndodhë para kohe dhe se ajo duhet të kthehet në tokë. Jezusi ia tregon jetën e saj në një rishikim në formë të hologrameve shumë mirë të definuara. Jezusi a.s. e ngushëllon atë kur ajo sheh aspektet negative të jetës së saj dhe kur fillon ta gjykoj rëndë veten e vetë.

Pas rishikimit të jetës së saj, asaj I thuhet se misioni I saj në jetë nuk ka mbaruar dhe se duhet të kthehet.  Beti me këmbëngulje refuzon. Jezusi a.s. vendos ti tregon asaj misionin që ka për ta mbaruar me kusht që në qoftë se vendosë të kthehet në tokë , memorja e misionit të saj do të hiqet. Ajo pajtohet me këtë kusht dhe I tregohet misioni. Menjëherë, ajo pajtohet të kthehet prapa.  Papritur, me mijëra engjuj shfaqen ti këndojnë lamtumirë. Beti e gjen veten e saj në spital, aty ku e tëra kishte filluar. Misioni I saj në jetë komplet ishte hequr nga memorja e saj.

 

"Zoti e dinte se ne do të bëjmë gabime. Jeta e tëra ka të bëjë me gabimet. Eshtë një pjekuri dhe ndryshim konstant. Një ditë do të kuptojmë se vështirësitë më të mëdha në jetë kanë qenë mësusesit tanë më madhështorë."

The Awakening Heart, p. 118

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved