Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Ç’dokush është duke folur për Paqe!

 

SELAM – PAQE

Kërkoj strehim te Allahu nga shejtani I mallkuar.
Në Emër të Allahut, Të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit

Ai që nuk ka arritur paqe brenda në vetë-vete
Përgjithmonë do të japë fjalime për paqe.
Kjo botë është një stazë në të cilën njeriu
Ligjëron, dhe ky lloj fjalimi nuk ka fund. Me
Miliona vite njeriu është duke folur në këtë
Mënyrë, por nuk ka arritur që së pari ta gjejë
Paqen në vetë-vete.

Vëllezër dhe motra të lindur në këtë botë, ju lutem dëgjoni këtë çudi. Parajsa dhe toka gjithmonë kanë ekzistuar në paqe. Dielli, hëna, yjet, dhe era të gjitha I kryejnë punët e tyre në harmoni. Vetëm njeriu, që jeton në tokë, e ka humbur paqen. Ai vetëm flet për të. Ai bën fjalime për të bërë paqe, por mandej ai e prish unitetin dhe synon ta sundojë botën. A sështë kjo çudi? I tillë është fjalimi I njeriut.

Në këtë shekull, njeriu e ka hedhur Zotin, të vërtetën, paqen, vetëdijen, nderin, drejtësinë, dhe dhembshurinë. Njeriu ka ndryshuar shumë. Në vend që të kërkojë për ti zbuluar të tre mijë kualitetet e mëshirës së Zotit, ai I ka humbur të gjitha këto kualitete dhe e ka hapur rrugën e shkatërrimit. Ai kërkon tua prish jetërat të tjerëve dhe ta shkatërron të gjithë botën. Por bota nuk do të shkatërrohet. Bota dhe parajsa kurr nuk do të shkatërrohet; vetëm njeriu do të shkatërrohet. Njeriu, me të gjitha mënyrat e ndryshme të shkatërrimit që ai I ka zbuluar, në fund do ta shkatërroj vetëm vetë-veten. Ai është sikur një lloj futur nate që joshet tek shkëlqimi I flakës, duke menduar se është ushqim. Këta futur të natës sillen vërdallë flakës, derisa fluturojnë drejt në të dhe vdesin. Në të njëjtën mënyrë, njeriu është zhytur në veprime të liga, duke menduar se do ti sjellin dobi. Ai e sheh të keqen si të mirë, por rezultati përfundimtarë është shkatërrimi.

Kurr më parë shkatërrimi nuk ka qenë më evident se në shekullin e tanishëm. Njeriu e ka ndryshuar konceptin e Zotit, që është e Vërteta, dhe e ka përulur domethënien e njeriut, që është urtësi dhe bukuri. Ai më nuk është në gjendje të kuptoj se cka me të vërtetë qenia e njeriut është. Në qoftë se njeriu do ta rizbulonte se kush ai është me të vërtetë dhe mandej ta ndryshonte veten e tij të tanishme, ai do të arrinte paqe. Njeriu thotë se ai dëshiron tu sjell paqe të tjerëve, por në mënyrë që ta bëj atë, ai së pari duhet ta gjej atë brenda në jetën e tij. Si është e mundur që njëri që nuk ka arritur paqe brenda në vetë-veten e tij tu sjell paqe të tjerëve? Si është e mundur që një njeri që nuk ka dhembshuri, nuk ka unitet, dhe nuk ka dashuri brenda në vetë vete, të sjell paqe në botë?

Njëri që nuk ka arritur drejtësi, vetëdijësim, nderë dhe vërtetësi brenda vetë vetes nuk do ti gjenë këto kualitete në të tjerët. Njëri që nuk e ka gjetur vlerën e durimit brenda vetë-vetes nuk do ta gjenë tek të tjerët. Njëri që nuk e ka kuptuar vetë gjendjen e vetës së tij nuk do ta kupton gjendjen e të tjerëve. Njëri që nuk e ka forcuar besimin e vetë në Zot nuk mund ta forcojë besimin e të tjerëve apo të forcohet nga besimi I të tjerëve. Njëri që nuk ka fituar kualitete të mira nuk mund ti gjenë ato tek të tjerët, e as nuk mund tua mëson të tjerëve. Në qoftë se do të provon, puna e tij do të jetë e pafrytë. Si është e mundur një njeri që bartë një cantë të shpuar me plotë vrimca të shpresoj se do tua shuaj etjen të tjerëve? Derisa ai nuk e ka riparuar makinën e tij, ai kurr nuk do të mund ta mbush atë të një njeriu tjetër.

Për ta kuptuar këtë dhe për të arritur paqe, njeriu së pari duhet ti ndryshojë mendimet dhe kualitetet brenda në vetë vete. Ai duhet ti ndryshojë kualitetet e tija të vetjakut dhe lakmisë, dëshirën e tij për lavdërim, dhe epshin e tij për tokë, grua, dhe flori. Ai duhet të ndalojë se menduari, “Familja ime, gruaja ime, fëmijët e mij! Unë duhet ta sundojë botën! Unë duhet ta avancojë pozitën time në jetë.” Kur njeriu I posedon të gjitha këto ide egoiste, si është e mundur që ai të krijoj paqe për të tjerët?

Por, në qoftë se ai I shkëputë këto kualitete nga vetja e tij dhe fillon të ndiej uritjen, dhimbjen, dhe vështirësitë që I ndiejnë të tjerët, dhe në qoftë se I trajton të gjitha jetërat si jetën e tij, atëherë ai do të gjen paqe. Në qoftë se ai do të përpiqet për këtë lloj kuptimi dhe ta arrin durimin (sabur), durimin e brendshëm, (shukur), kënaqësinë, (tawakulun ‘alAllah) besimin në Zot; në qoftë se ai do të mund ti përpij kualitetet e Zotit dhe ta arrinë gjendjen e Zotit, atëherë ai do të gjen paqe. Po sa ta gjenë atë cartësi brenda në vetë-vete, ai do të zbulojë paqen në cdo jetë. Në qoftë se cdonjëri do ta bënte këtë, jeta në këtë botë do të ishte parajsë në tokë. Por në qoftë se ata që jetojnë në këtë botë dhe që e sundojnë këtë botë nuk mund të gjejnë kthjelltësi brenda vetë vetes së tyre, ata do të përfundojnë duke e shkatërruar këtë botë kur të mundohen të vënë paqe. Ne duhet të mendojmë për këtë punë.

Njëri që nuk ka gjetur paqe brenda vetë vetes përgjithmonë do të japë fjalime për paqe. Kjo botë është një teatër në të cilën njeriu jep fjalime, dhe këto lloj fjalime nuk kanë fund. Me miliona vjet njeriu është duke folur në këtë mënyrë, por ai nuk ka mundur të gjej paqe në vetë vete. Nuk ka ndonjë dobi të japësh fjalime. Njeriu duhet ti përfitojë kualitetet e Zotit dhe të jetoj në atë gjendje. Vetëm atëherë mund të flasi për paqe, vetëm atëherë ai mund të flasë fjalimin e Zotit dhe ta shpërndajë drejtësinë e mbretërisë së Zotit.

Njerëzit që janë duke e sunduar botën duhet të mendojnë për këtë punë. Cdo njeri duhet të mendoj për këtë punë. Paqja mund të arrihet vetëm në zemër. Kualitetet e mira, zgjuarsia, dhe cartësia duhet ta dhurojnë atë shpjegim brenda në secilën zemër. Njeriu mund të njeh paqe vetëm atëherë kur ta merr drejtësinë e Zotit dhe kualitetet e Tij në vetë vete. Prandaj para se të flasim për paqe, le të mundohemi që ti përfitojmë fjalët e Zotit brenda në vetet tona. Le të gjejmë qetësi brenda vetes sonë. Në qoftë se mund ta bëjmë këtë, fjalimi ynë do të jetë I frutshëm. Atëherë e gjitha bota do të jetë në paqe.

Njeriu duhet të gjej paqe, qetësi, lumturi, unitet, dashuri, dhe cdo kualitet të mirë brenda në jetën e tij. Vetëm njëri person që e bën atë mund ti kuptojë vështirësitë, dhimbjen, dhe mizerien e të tjerëve. Një njeri I urtë e dinë këtë, e kupton këtë, dhe I përmirëson gabimet e tij. Atëherë ai mund tu ndihmojë të tjerëve. Ne të gjithë duhet të mendojmë për këtë punë. Zoti na ndihmoftë. Amin.

Bava Muadenijaden r.a. - "Islam and World Peace"

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved