Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Gjorgj Rodonaia - Vdekje Klinike

Gjorgj Rodonaia kishte përjetuar një nga rastet më të gjata të vdekjes klinike që ndonjëherë është dokumentuar.Ishte shpall I vdekur menjëherë pas një aksidenti me makinë në vitin 1976, ai ishte lënë për tre ditë në morg. Ai nuk u “kthye në jetë” derisa mjeku filloi ti bëjë një prerje në barkë si pjesë e një procedure të autopsisë. Para përjetimit të vdekjes klinike ai punonte si neuropatologjist. Ai gjithashtu kishte qenë një ateist I përbetuar. Megjithatë pas këtij përjetimi, ai u dha ekskluzivisht pas studimit të spiritualitetit, duke marrë një doktorraturë të dytë në psikologjinë e fesë. Ai mandej u bë një priftë në Kishën Ortodokse të Lindjes. Ai shërbeu si priftë tek Kisha Unitare Metodiste e Shën Palit, në Baytown, Teksas.

Rev. George Rodonaia kishte M.D. dhe PH.D. (Fakultet dhe doktorraturë) në neuropatologji, dhe PH.D. (doktorraturë) në psikologjinë e fesë. Ai dha një fjalim të rëndësishëm tek Kombet e Bashkuara në temën e “Zgjimi Global Shpirtërorë.” se të emigronte në Amerikë nga Bashkimi Sovjetik në 1989, ai punoi si psikiatristë në Universitetin e Moskës. Në vijim është përjetimi I Dr. Rodonaias me fjalët e tij nga libra e shkëlqyer e Phillip Berman e titulluar, Udhëtimi në Shtëpi.

Bëhu i durueshëm
me të tërën që të mundon
në zemër.
Dhe mundohu ti duash
pyetjet vetë.
Mos kërko për përgjigje
që nuk mund të të ipen tani.
Sepse nuk do të mund
ti përballoje
dhe të jetoje me to...

Rilke-

Sendi I parë që më kujtohet për Vdekjen Time Klinike është se e gjeta veten në një fushë totale të errësirës. Nuk kisha dhimbje fizike, disi ende isha I vetëdijshëm për ekzistencën time si Gjorgj, dhe e tëra përrreth meje ishte errësirë, një errësirë komplete e jashtëzakonshme – errësira më e madhe, më e errët se ç’fardo terri, më e zezë se ç’fardo e zeze tjetër.Kjo ishte çka më kishte rrethuar dhe çka më bënte presion në mua. Isha I tmerruar. Nuk isha përgaditur për këtë aspak. Isha I shokuar të kuptoja se ende po ekzistoja, por nuk e dija se ku isha. Një mendim që më sillej vërdallë ishte, “Si mund të jem kur nuk jam?” Ajo ishte çka më mundonte.

Ngadalë fillova të vija në vete dhe fillova të mendojë se ç’farë kishte ndodhur, se çka po ndodhte. Por asgjë e freskët apo relaksuese nuk më erdhi mua. Pse jam në këtë errësirë? Çka duhet të bëjë? Mandej mu kujtua fjalia e famshe e Dekartit: “Unë mendoj, prandaj jam.” Dhe ai mendim ma hoqi një barrë të madhë mua, sepse ishte atëherë kur e dita të sigurtë se ende isha gjallë, edhe pse ashiqare në një dimenzion krejt tjetër. Mandej mendova, në qoftë se jam, pse mos të jem pozitivë? Kjo ishte çka më erdhi mua. Unë jamë Gjorgj dhe gjendem në errësirë, por e di se jam. Unë jamë çka jamë. Nuk mund të jem negativë. Mandej mendova, Si mund ta gjej çka është pozitivë në errësirë? Pozitivë është drita. Kur, papritur, isha në dritë; e bardhë e qeltë, e shkëlqyeshme dhe e fortë; një dritë shumë e shkëlqyeshme. Isha sikur një dritë e blicit, por nuk shuhesha – aq e shëndritshme. Shkëlqim konstant. Në fillim kjo dritë shkëlqyese më solli dhimbje, nuk mund të shikoja direktë në të. Por dalngadalë fillova të relaksohesha. Fillova të ndjeja një ngrohtësi, një mbështetje, dhe papritur çdo gjë dukej në rregull.

Gjëja e ardhshme që ndodhi ishte se fillova ti shohë të gjitha molekulat duke fluturuar përreth, atomet, protonet, neutronet, vetëm fluturonin çdokund. Në njërën anë e tëra ishte kaotike, megjithatë çka më solli aq kënaqësi të madhe se edhe ky kaos e kishte simetrinë e tij. Kjo simetri ishte e bukur e unifikuar dhe e plotë, dhe më vërshoi me një kënaqësi të papërshkruar. E pashë formën universale të jetës dhe të natyrës që shtrihej para syve të mi.Ishte në këtë moment që pushoi çdo brengosje për trupin tim, sepse më ishte bërë e çartë mua se nuk më duhej më, se në faktë ishtevetëm një kufizim.

Çdo gjë në këtë përjetim u bashkua së bashku, prandaj e kam vështirë të vë një sekuencë ekzakte tek ndodhitë. Koha ashtu si e kam njohur ishte ndalur; e kaluara, e tashmja, dhe e ardhmja disi ishin shkrirë së bashku në këtë unitet pakohorë të jetës.

Në një periudhë e përjetova atë që quhet proces i rishikimit të jetës, se e pashë jetën time përnjëherë që nga fillimi gjer në fund. Morra pjesë në skenat reale të jetës sime, gati si një imazh holografikë i jetës sime shfaqej para meje - asnjë ndjenë e të kaluarës, të tanishmës, apo të ardhmes, vetëm tani dhe realiteti i jetës sime. Nuk ishte sikur filloi me lindje dhe kaloi gjatë jetës sime deri tek Universiteti i Moskës. E tëra u shfaqë përnjëherë. Ja ku isha. Kjo ishte jeta ime.Nuk përjetova ndonjë ndjenjë fajësimi apo pendimi për gjërat që i kisha bërë.Nuk ndihesha në ndonjë farë mënyre për disfatat e mija, të metat, apo të arriturat. E tëra që ndjeva ishte jeta ime ashtu si ishte. Dhe isha i kënaqur me atë.E pranova jetën time për çka ishte.

Gjatë kësaj kohe drita rrezatonte një ndjenjë të paqës dhe kënaqësisë në mua. Ishte shumë pozitive. Isha shumë i gëzuar që isha në dritë. Dhe e kuptova çka do të thoshte drita. Kuptova se të gjitha rregullat fizike për jetën e njeriut ishin një asgjë në krahasim me këtë realitet të unitetit. Gjithashtu arrita ti shohë se vrimat e zeza janë vetëm një pjesë tjetër e atij infiniti që është drita.

Mu bë e mundur të kuptoj se realiteti është çdokund. Se nuk është thjesht jeta tokësore por jeta infinite. Jo vetëm se e tëra është e lidhur së bashku, e tëra gjithashtu është Një. Kështu që ndjeva plotshmëri me dritën, një ndjenjë se çdo gjë është në rregull me mua dhe universin.

Në mënyrë instante mund të shkoja çdo kund, të isha me të vërtetë atje. U mundova të komunikoja me njerëzit që i pashë. Disa e ndjenë prezencën time, por askush nuk reagoi. E ndjeva si të nevojshme që të mësoja për Biblen dhe filozofinë. Po dëshirove, do të marrësh. Mendo dhe do të vie. Kështu që u bëra pjesëmarrës, shkova prapa dhe jetova në mendjen e Jezusit dhe dishepujve të tij. I dëgjova bisedat e tyre, përjetova ngrënjen, duke pasuar venë, erërat, shijet - megjithëse nuk kisha trupë. Isha konshiencë e dëlirë. Në qoftë se nuk kuptoja se çfarë po ndodhte një shpjegim më vinte. Por asnjë mësues nuk foli. E gjurmova Perandorinë Romake, Babilonin, kohën e Nohës dhe Abrahamit. Çdo periudhë që të vie ndër mend, unë isha atje.

Dhe ja ku isha, i vërshuar nga ky përjetim i mbrekullueshëm dhe nga të gjitha ato sende të mira, kur dikush filloi të më priste në barkë. A mund të imagjinosh? Çk kishte ndodhur ishte se isha dërguar në morg, isha shpallur i vdekur dhe më kishin lënë aty për tre ditë. Një hulumtim në rastin e vdekjes sime kishte filluar, ashtu që e kishin dërguar njërin që të bëjë autopsi në trupin tim. erisa filluan të më prenin në barkë, ndjeva sikur një fuqi e madhe më kapi për qafe dhe më shtyu poshtë. Dhe ishte aq e fuqishme saqë i hapa sytë dhe e ndjeva një ndjenjë të një dhimbje të madhe. Trupi im ishte i ftohtë dhe fillova të dridhem. Ata menjëherë e ndaluan autopsin dhe më dërguan në spital, ku qëndrova edhe për nëntë muaj të tjerë, ku të shumtën e kohës e kalova nën respirator.

Dalngadalë mu kthye shëndeti. or kurr më nuk do të isha i njëjti person, sepse e tëra që desha tani të bëja për tërë jetën time ishte ta studioja urtësinë.  Ky interes i ri më drejtoi të marrë pjesë në Universitetin e Gjorgjisë, ku e morra doktorraturën time të dytë në psikologjinë e feve. Mandej u bëra priftë në Kishën Orthodokse të Lindjes. Në fund, në vitin 1989, erdhëm në Amerikë, dhe tani punojë si një shoqërues i pastorit në Kishën e Parë Unitare Metodiste në Nederland,Teksas.

Shumë njerëz më kanë pyetur se në ç"ka besoj, se si vdekja klinike më kishte ndryshuar jetën time. E tëra që mund të them është se tani besoj në Zotin e universit. Ndryshe nga shumë njerëz të tjerë, megjithatë, kurr nuk e kam quajtur Zotin dritë, sepse Zoti është përtej mundësisë sonë për ta kuptuar. Zoti që unë e besoj, është më shumë se dritë, sepse Zoti gjithashtu është errësirë. Zot është çdo gjë që ekziston, çdo jë - dhe kjo është përtej aftësive tona për të kuptuar sadopak.  Kështu që unë nuk besoj në Zotin e Judenjëve, apo të Krishterëve, apo të Hindusëve apo të asnjë ideje të feve të tjera për atë se çka është Zoti dhe çka nuk është. Eshtë i njëjti Zot, dhe ky Zot më tregoi se universi në të cilin jetojmë është i bukur dhe një misterie e mbrekullueshme që është i lidhur së bashku përgjithmonë dhe përjetësishtë. Çdokush që ka pasur një përjetim të tillë të Zotit, që ka ndjerë një ndjenjë kaq të fortë të lidhjes me realitetin, e dinë se është vetëm një punë që me të vërtetë është e rëndësishme në jetë, dhe ajo është dashuria; ta duash natyrën, ti duash njerëzit, ti duash kafshët, ta duash vetë krijimin, vetëm pse është. Ti shërbesh krijimit të Zotit me një dorë ngrohtësie dhe dashurie të bujarisë dhe dhembshurisë - ajo është e vetmja ekzistencë që ka kuptim.

Shumë njerëz u drejtohen atyre që kanë përjetuar vdekje klinike sepse ata ndjejnë se ne i kemi përgjigjet. Por unë e di se ajo nuk është e vërtetë, së paku jo tërësishtë. Asnjëri nga ne nuk do ti kuptojë plotësishtë të vërtetat e mëdha të jetës derisa të bashkohemi me përjetësinë në vdekje. Por nganjëherë ne marrim vetëm disa shkëndija të përgjigjeve këtu në Tokë, dhe ajo është e mjaftueshme për mua. Dëshiroj të bëj pyetje dhe ti kërkoj përgjigjet, por e di se në fund më duhet ti jetoj edhe pyetjet edhe përgjigjet. Por kjo është në rregull apo jo? Derisa ne dashurojmë, dashurojmë me gjithë zemër dhe pasion, nuk ka rëndësi, apo jo? Ndoshta mënyra më e mirë për mua që të përcjellë çka dua të them është të ndajë me ju diçka që poeti Rilke njëherë kishte shkruar në një letër një mikut të tij. E pashë këtë letër, origjinalin e shkruar me dorë, në librarinë e Universitetit të Dresdenit në Gjermani. (Ai citon nga memorja ashtu si i kujtohet:)

"Bëhu i durueshëm me të tërën që të mundon në zemër.  Dhe mundohu ti duash pyetjet vetë. Mos kërko për përgjigje që nuk mund të të ipen. Sepse nuk do të mund ti përballoje dhe të jetoje me to. Dhe qëllimi është të jetosh të tërën, jeto pyetjet tani, dhe ndoshta pa pritur e pa kujtuar fare, një ditë do ti jetosh përgjigjet. "

 

Unë e vë besimin tim në këtë. Jeto pyetjet, dhe universi do ti hapë syte e tij ty.

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved