Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Jashtë Trupit - Vdekje Klinike

Është e zakonshme që shumica nga ne, në të shumtën e rasteve, identifikohemi me trupat tonë fizikë. E pranojmë gjithashtu se kemi “mendje”.Por tek shumica e njerëzve “mendja” jonë duket të jetë shumë me jetë-shkurtër sesa trupi. “Mendja” fundi fundit mund të jetë jo më shumë se efektet e aktiviteteve elektrike dhe kemikale, që ndodhin në tru, ku truri është pjesë e trupit fizikë. Për shumicën e njerëzve është një gjë e pamundur madje edhe të paramendohet si do të ishte të ekzistoje në ndonjë mënyrë tjetër, përveq trupit fizikë me të cilin jemi mësuar.

“Ne nuk jemi qenie njerëzore që po bëjmë një përjetim shpirtërorë. Ne jemi qenie shpirtërore që po bëjmë një përjetim njerëzorë”.
Dr. Wayne W. Dyer

Para përjetimeve të tyre, personat që i kam intervistuar nuk kanë qenë, si grup, në ndonjë mënyrë ndryshe nga një person mesatarë sa i përket pikëpamjeve në lidhje me këtë cështje. Prandaj, pas kalimit të shpejtë përmes tunellit të errët, një person duke vdekur shpesh përballet me një befasi të jashtzakonshme. Sepse, në këtë stazë, ai mund ta gjen veten duke e shikuar trupin e tij nga jashtë, sikur të ishte “spektatorë” apo “personi i tretë në dhomë” apo duke shikuar figurat dhe ngjarjet “duke luajtur në skenë” apo “në film.” Let ti shikojmë tani disa pjesë të këtyre tregimeve ku përshkruhen përjetimet jasht-trupit.

Isha shtatëmbëdhjet vjecarë, vëllai im dhe unë po punonim në një park dëfrimi. Një mbasdite, vendosëm të shkojmë për të notuar, dhe kishte edhe kogja të rinjë të tjerë që erdhën me ne. Dikush tha, “Të notojmë matanë liqenit. E kam kapërcyer not liqenin disa herë, por atë ditë për ndonjë arsye, u shyta, kur mbërriva gati në mes të liqenit . . . Her fundosesha poshtë her ngrihesha lartë, dhe papritur, ndjeva sikur isha jasht nga trupi im, dhe larg nga të gjithë, në një hapësirë i vetëm. Edhe pse qëndroja stabil në një nivel të njëjtë, e pash trupin tim brenda në ujë, përafërsisht një metër më tutje, duke shkuar her poshtë her lartë. E shikoja trupin tim nga prapa, pak në të djathtë. Ende ndjeja sikur kisha një formë të tërësishme të trupit, edhe gjatë kohës kur isha jashtë trupit tim. E kisha një ndjenjë hapësire që është gati e papërshkrueshme. Ndihesha sikur një pendël.

Përafërsisht para një viti, më pranuan në spital sepse kisha probleme me zemrën, dhe të nesërmën në mëngjez, e shtrirë në shtratin e spitalit, fillova të kisha dhimbje të mëdha në gjoks. E preka pullën pranë shtratit për ti lajmëruar motrat, dhe ato erdhën dhe filluan të shikojnë se cfarë kisha. Nuk bëhesha rehat e shtrirë në shpinë, prandaj u ktheva anash, dhe si u ktheva mu ndërpre frymëmarrja dhe zemra më ndaloi së rrahuri. Mu në atë moment, i dëgjova motrat duke bërtitur, “Kodi vjollce! Kodi vjollce!” Derisa po i flisnin këto fjalë, e ndjeva veten duke lëvizur jasht nga trupi im dhe duke rrëshqitur poshtë në mes të dyshekave dhe ramit mbrojtës (anash) të shtratit – në fakt u duk sikur kalova përmes ramit të shtratit – poshtë dhe në dysheme. Mandej, dalngadalë fillova të ngrihem lartë.  Duke u ngritur lartë, pash më shumë motra që erdhën duke vrapuar në dhomë – duhet të kenë qenë përafërisht dymbëdhjetë motra. Në atë kohë mjeku im po i bënte vizitat në spital, e thirrën dhe e pash atë gjithashtu kur hyri brenda. Mendoja, “A thua c’farë po bën ai këtu.” U ngrita më lartë se llampa e dritës – e pash nga anash dhe atë shumë cartë – dhe mandej u ndala, duke qëndruar në ajër pranë murit të tavanit, duke shikuar poshtë. Ndihesha sikur të isha një copë e letrës që dikush i dha një të fryrë gjer në tavan.

I shikoja nga atje lartë se si mundoheshin për të më ripërtërirë mua! Trupi im rrinte i shtrirë në shtrat, në pamje të cartë, dhe të gjithë po qëndronin përreth. E dëgjova një motër të thotë: “O Zoti im! Ajo shkoi!,” përderisa një motër tjetër u përkul për të më dhënë ajër gojë për goje. Po e shikoja kokën e saj nga prapa derisa e bënte këtë. Kurr nuk e harroj si dukeshin flokët e saja; i kishte prerë disi shkurtë. Mu atëherë, i pashë kur e sollën njëfarë mjeti aty, dhe i vënë dy pedalet elektrike në gjoksin tim. Kur e bënë këtë, e pash të gjithë trupin tim të kërcejë lart në ajër nga shtrati, dhe i dëgjova të gjitha eshtrat e trupit tim të kërcasin. Ishte gjëja më e tmerrshme!

Po mendoja, derisa po i shikoja poshtë duke ma rrahur gjoksin dhe duke mi ngjeshur këmbët dhe krahët, “Përse janë duke e lodhur veten kaq shumë? Unë ndihem shumë mirë.”

Ndodhi përafërsisht dy vite më parë, sapo i kisha mbushur nëntëmbëdhjetë vjetë. Po e dërgoja një shok timin në shtëpi me makinën time, dhe kur arritëm tek një udhëkryq i vecantë në qendër të qytetit, e ndala makinën dhe shikova në të dy anët për ndonjë makinë, por nuk pash asnjë që po vinte. I dhash gaz makinës për të kaluar udhëkryqin dhe në atë moment e dëgjova shokun tim kur piskati saq mundi. Kur shikova e pash një dritë që ti merrte sytë, dritat e një makine që po shpejtonte në drejtimin tonë. E dëgjova një zë të tmerrshëm – ana e makinës duke u shtrydhur përbrenda – dhe ndjeva vetëm një castë përmes të cilit mu duk vetja sikur po kaloja nëpër një errësirë, një hapësirë të mbyllur. Ndodhi shumë shpejtë. Mandej, disi po qëndroja në ajër përafërsisht një metër e gjysmë mbi rrugë dhe nja pesë metra largë nga makina, dhe e dëgjova ekon e përplasjes të shuhet ngadalë. I pash njerëzit që erdhën me vrapë dhe u grumbulluan përreth makinës, dhe e pashë shokun tim të dalë nga makina, kuptohet i tëri i shokuar. Mund ta shihja trupin tim tek vendi i përplasjes në mes të gjithë atyre njerëzve, dhe mund ti shihja duke u munduar ta nxjerrin jashtë. Këmbët mu kishin dredhuar tërësisht dhe kishte gjak kudo.

Ashtu si mund njëri ta imagjinoj, disa mendime dhe ndjenja të paparalelshme kalojnë përmes mendjeve të personave që e gjejnë vet-veten në këtë lloj situate. Shumë njerëz e kanë shumë vështirë për ta pranuar dhe u duket e paparamendueshme nocioni i të qenurit jashtë trupit të tyre, saqë edhe gjatë përjetimit, ndihen shumë konfuz për të tërën c’farë ka ndodhur dhe nuk e lidhin me vdekje për një kohë të konsiderueshme. Ata mahniten se c’farë po ndodhë me ta; pse pa pritur e kujtuar e shohin trupin e tyre nga distanca, sikur të ishin spektatorë?

"Pjesë nga: "Jetë pas jete" - Rejmond Mudi

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved