Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Kënga e Fyellit

 

Dëgjo fyellin dhe këngën që po e këndon,
Po vajton për ndarjen:

Prej se më shkëputën nga shtrati I fyellit
Klithjet e mia I kanë vënë meshkujt dhe femrat në vaj.

E dua një zemër të shqyer hapur me përmallim
Ta ndaj dhimbjen e kësaj dashurie.

Kushdo që është ndarë nga burimi I tij
Vuan që të kthehet në atë gjendje bashkimi.

Në çdo mbledhi e shpreh dëshpërimin tim.

Unë jam shok edhe I gëzimit edhe I pikëllimit.
Të dy më shoqëruan mua për arsyet e tyre,
Po asnjëri nuk I kërkoi sekretet që unë I mbaj.

Sekreti im nuk është ndryshe nga vuajtja ime
Por kjo nuk është për shqisat që ta perceptojnë.

Trupi nuk është I fshehur nga shpirti
E as shpirti nuk është I fshehur nga trupi
Por shpirti nuk është për çdonjërin që ta sheh.

Fyllit I be me zjarr, jo me erë
Dhe pa këtë zjarr ti nuk do të ekzistoje.

Eshtë zjarri I dashurisë që e inspiron fyellin.
Eshtë eksitimi I dashurisë që e kompleton
Venën.

Fyelli sjell rehati tek të gjithë dashuruesit e huaj.
Muzika e tij I shqyen perdet andej. A ke parë
Ndonjëherë helm apo antidotë sikur fyellin?
A ke parë ndonjëherë shoqërues dhe dashurues
Më intim?

Këndon për udhën e gjakut;
E tregon pasionin e Mangjunit.

Vetëm atyre pa ndjenja shqisat u janë zënë rob.

A ka gjuha ndonjë zot përveq veshit?

Ditët tona po plaken çdo herë e më shumë në pa sezona,
Këto ditë që përzihen me dhimbje e pikëllim…

Por në qoftë se nuk kanë mbetur edhe shumë ditë,
Leri le të ikin; nuk ka rëndësi. Por Ti,
Ti mbetesh,
Se asgjë nuk është më e dëlirë se Ti.

Të gjithë përveq peshqëve shpejt marrin hise nga
Uji I Tij;
Dhe dita është e gjatë pa bukën e Tij të
Përditshme.

Të papjekurit nuk e kuptojnë gjendjen e të pjekurve
Prandaj po I bie shkurt.

Thyej zingjirët, bëhu I lirë, fëmiu im!
Edhe për sa kohë argjenti dhe ari do të robërojnë?

Në qoftë se e mbush të gjithë detin në një kënatë
A do ta mbante më shumë se një ditë e shitores?

Syri lakmiqar, sikurse kënata, kurr nuk mbushet.

Derisa e kënaqur, guaska nuk mban margaritarë.

Vetëm ai që është zhveshur nga Dashuria
Është I lirë nga defekti dhe dëshira.

O Lumturi, O Dashuri, partneri ynë në shkëmbim,
Shëruesi I të gjitha sëmundjeve tona, Plato dhe Galeni ynë,
Ilaqi I mendjemadhësisë dhe zbrazësirës sonë.

Me dashuri ky trup I tokës mund të lundrojë
Në ajër;
Bjeshkët mund të ngriten dhe të vallëzojnë me lehtësi.

Dashuria I dha jetë Malit Sinai, O dashurues.
Sinai ishte pirë. Musa e humbi vetëdijen.
I shtypur tek buzët e njërit në harmoni me
Veten time,
Po mund edhe të them krejt çka është për të thënë;
Por pa një gjuhë të përbashkët, Unë jam budalla,
Edhe në qoftë se kam njëqind këngë për të kënduar.

Kur trëndafili nuk është më dhe kopshti është mjegulluar,
Më nuk do ta dëgjosh këngën e bilbilit.

I Dashuri është e tëra; dashuruesi vetëm perde.
I Dashuri jeton; dashuruesi send I vdekur.

Po qe se dashuria është e shtypur nga kujdesja e saj e fortë
Dashuruesi mbetet sikur një zog pa krahë

Si do të zgjohem dhe të vetëdijësohem
Në qoftë se drita e Dashuruesit mungon?

Dashuria dëshiron që kjo fjalë të dalë jashtë.

Në qoftë se pasqyra e zemres tënde është pa interes,
Ndryshku nuk është hequr nga fytyra.

O shokët e mi, dëgjoni këto fjalë,
Esenca e gjendjes së brendshme.

Xhelaledin Rumi (Zoti e bekoftë)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved