Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Kthimi i Qenies së Njeriut tek Shtëpia Origjinale përmes tre Fazavekthimi
Jeto në këtë botë sikur
të ishe
një udhëtarë, një kalimtarë,
 me rrobat dhe këpucët
plot pluhur. 
Ndonjëherë i ulur
nën hijen e pemës,
ndonjëherë duke ecur
nëpër shkretëtirë. 
Jeto gjithnjë si kalimtarë, sepse kjo botë
nuk është shtëpia jonë.

Hadith

Ka dy aspekte të qenies njerëzore: aspekti fizikë [gjusmani] dhe aspekti shpirtërorë [ruhani] Aspekti fizikë është i përbashkët tek qenia e njeriut të rëndomtë, përderisa aspekti shpirtërorë është i vecantë tek qenia e njeriut specialë.

Për qenien e rëndomtë të njeriut, kthimi tek shtëpia e tij duhet kaluar nëpër faza, duke u bazuar në implementimin praktikorë të njohurisë së ligjit të shenjtë [sheriatit], udhës shpirtërore [tarika] dhe përjetimit direktë [marifa]. Ashtu si Profeti a.s. ka thënë:

Zgjuarësia e kuptueshme është përjetimi direktë i së Vërtetës, me kusht që të praktikohet pa shfaqje hipokrite dhe me qëllim të famës.

Fazat janë në tre nivele:

 

1.  Kopshti në fushën e Dominimit [Mulk], që është Kopshti i Strehimit [Mawal]

2.  Kopshti në fushën e Sovranitetit [Malakut], që është Kopshti i Lumturisë [Naim]

3.  Kopshti në fushën e Omnipotencës [Gjabarut], që është Kopshti i Parajsës [Firdevs]

 

Këtoj janë pasuritë e aspektit fizikë, kështu që trupi mund ta arrijë qëllimin e tij vetëm përmes tri formave të njohurisë korrespondente: ligji i shenjtë, udha shpirtërore, dhe përjetimi direktë. Ashtu si Profeti (paqja qoftë me të) ka thënë:

Zgjuarsia e kuptueshmërisë është përjetimi direktë i së Vërtetës dhe ta vësh në praktikë, dhe të identifikoshë falsitetin dhe ti mënjanohesh.

Ai gjithashtu ka thënë (paqja qoftë me të)

O Allah, na lejo ta shikojmë të Vërtetën si të vërtetë, dhe na e bë të mundur ta përcjellim atë. Na lejo ta shohim falsitetin si falsë, dhe na e bë të mundur ti largohemi.

dhe:

Në qoftë dikush e njeh vetë-veten, ai e njeh Zotin e tij dhe Krijuesin e tij dhe i përmbahet komandës së Tij.

Në rastin e qenies speciale të njeriut, fati i tij është afrimi [te Allahu], dhe kthimi i tij përmes njohurisë së Realitetit [Hakika], që është kuptimi i Njëshmërisë [Teudi] në fushën e Hyjnorës [Lahut].  Përmes praktikës së tij të rregullt, ai mund ta përjeton këtë afërsi gjatë jetës së tij në këtë botë, qoftë në gjumë apo i zgjuar. Kur trupi fle, zemra e gjen shancën të ikën tek shtëpia e saj origjinale, ose tërësishtë ose pjesërishtë. Ashtu si Allahu (I Lartësuar është Ai) ka thënë:

Allahu i merr shpirtërat në kohën e vdekjes së tyre,

dhe ajo që ende nuk ka vdekur por është në gjumë.

Ai e mbanë atë për të cilin i ka caktuar vdekje,

dhe e pushon pjesën tjetër deri tek një kohë e caktuar. (K. 39:42)

 

Allahu jeteuefe'l-enfuse hine meuti-ha

ue 'lleti lem temut fi menami-ha:

fe-jumsiku 'lleti keda elei-he 'l-meute

ue jusilu 'l-ukhra ila egjelin  musema (39:42)

 

Për këtë arsye Profeti a.s. njëherë tha:

Gjumi i dijetarit është më i mirë se sa adhurimi i injorantit.

Kjo gjendje përjetohet pasi që zemra është gjallëruar nga drita afirmimit të Njëshmërisë, dhe pas përsëritjeve të njëpasnjëshme të Emrave të Unitetit nga gjuha e qenies sekrete, pa germa dhe pa zë.  Ashtu si Allahu (I Lartësuar është Ai) ka thënë në Traditën e Shenjtë [Hadith Kudsi]:

Qenia e njeriut është sekreti Im, dhe Unë jam sekreti i tij.

Ai gjithashtu ka thënë (I Gjithëfuqishëm  dhe Madhështorë është Ai):

Njohuria e qenies së brendshme është njëra nga sekretet e mia.  E kam vënë në zemrat e shërbyesve të Mi, dhe asnjëri nuk është i vetëdijshëm për të, përveq Meje.

dhe gjithashtu ka thënë (I Lartësuar është Ai)

Unë jam ashtu si robi im mendon për Mua, unë jam me atë kur ai më kujton Mua. Në qoftë se më kujton Mua kur është i vetëm, Unë e kujtoj atë brenda në veten Time, Në qoftë se më kujton Mua me shoqëri, Unë e kujtoj atë në një shoqëri edhe më të mirë.

Praktika e reflektimit [tefekur] është esenciale në këtë kontekst. Ashtu si Profeti tha (bekimi dhe paqja qofshin me të)

Një moment i reflektimit vlen më shumë se një vit i adhurimit.

Një moment i reflektimit vlen më shumë se shtatëdhjetë vite të adhurimit.

Një moment i reflektimit vlen më shumë se një mijë vite të adhurimit.

Këto të thëna bartin domethënien e qenësishme:

Në qoftë se ndonjëri reflekton në detajet e degëve [të njohurisë], një moment i reflektimit vlen më shumë se një vit i adhurimit.

Në qoftë se ndonjëri reflekton për një moment në rëndësinë e vërtetë të adhurimit të obliguar në personin, ajo vlen më shumë se shtatëdhjetë vite të adhurimit.

Në qoftë se ndonjëri reflekton për një moment në njohurinë intime të Allahut (I Lartësuar është Ai), ajo vlen më shumë se një mijë vite të adhurimit.

Përmes njohurisë intime [irfan], që do të thotë realizimi i Njëshmërisë, arif [njohësi intimë] e mbërrin Ma'rufin e tij [Atë që e njeh intimishtë] dhe të Dashurin e tij, kështu që ai fluturon me krahë shpirtërorë tek fusha e Afërsisë.

Robi që adhuron ecë në këmbë tek Kopshti i Parajsës, përderisa njohësi intimë fluturon me krahë tek Afërsia [e Zotit].

Në fjalët e poetit:

Zemrat e dashuruesve kanë sy.

Ata shohin cka shikuesit e tjerë dështojnë të shohin.

Me krahët pa pendla fluturojnë

tek Fusha e Zotit të Botërave.

Ky fluturim i nxituar zë vend në thelbin e brendshëm të njohësit intimë, që është njeriu i vërtetë, shoku i dashur i Allahut (I Gjithëfuqishëm dhe i Madhëruar është Ai), i shenjtë tek Ai sikur nusja.  Sipas Ebu Jezid el-Bistamit: "Njerëzit e Allahut janë nuset e Allahut."  Të shenjtit [evliatë] e Allahut gjithashtu janë përshkruar si nuset e Allahut.  Qëllimi është  se këto "nuse" janë izoluar nga perdja intime, e dukur tek askush tjetër përveq Allahut (I Lartësuar është Ai).  Në Traditën e Shenjtë [Hadith Kudsi], Ai ka thënë (I Lartësuar dhe i Madhëruar është Ai):

Të shenjtit e Mi janë nën uniformën Time. Askush nuk i vë re ata përveq Meje.

Krejt cka njerëzit vënë re për nusen është bukuria e shfaqjes së jashtme.

Sipas Jahja ibn Muadh er-Razit:  "I shenjti [vali] është parfumi i Allahut në tokë. Triumfuesit e së Vërtetës e hetojnë aromën e tyre." Kjo aromë prekë zemrat e tyre, ashtu që i bën të përmallohen për Zotin e tyre. Devotshmëria e tyre rritet në proporcion të zhdukjes së natyrës së tyre të rëndomtë, sepse afërsia rritet derisa zhdukja rritet. I shenjti  bëhet i zhdukur tek konditat e tij të botës, dhe mbijeton duke e dëshmuar të Vërtetën. Atij nuk i mbetet vullnet personal, dhe nuk ka banim me askënd tjetër përveqëse me Allahun.  Ai ka fuqi tërheqëse/magjike në dispozicion, por nuk ia vë mendjen atyre, sepse ai shikon c'farë të tjerët nuk shohin, dhe e konsideron se ta vë në shesh sekretin e Zotësisë është një aktë pabesimi [kufr].

Derisa lexojmë në librin e quajtur el-Mirsad:  "Të gjithë ata që janë të dhënë pas fuqive tërheqëse/magjike u është vënë perde para syve të tyre. Për njerëzit e till, mbrekullia magjike është një formë e menstruacioneve.  I shenjti ka njëmijë faza të udhëtojë, ku e para nga ato është porta e mbrekullive magjike. Në qoftë se në mënyrë të shëndoshë e tejkalon atë, ai mund të arrin faza të tjera, por në qoftë se jo, ai nuk mund të përparojë më tutje." 

Abdul Kadir Xhilani r.a. 
(Kitab Sirr el-Esrar ve Mezher el-Envar)

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved