Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Kush mund të quhet Sufikush është sufi

Kërkoj strehim tek Zoti
Nga errësira e djallit
Në emër të Zotit
Të GjithëMëshirshmit, MëshirëPlotit.

Sufi është nje përjetim i gjendjes transcedente përtej trajtave i shfaqur përbrenda ehem, lulëzimit të lulës së zemrës. Është ajo zemër e transformuar që merr, në heshtje, lutjen që është e verteta e Uehid e Atij që është NJE dhe që është Allah. Nuk ka ndonjë botë atje, nuk ka libra, nuk ka shkrime, nuk ka mësime, nuk ka këndime, nuk ka vallëzime, nuk ka mendje, nuk ka dëshira, nuk ka sy, nuk ka zë, nuk ka prekje, nuk ka trup, asnjëra nga këto nuk është atje. Te gjitha zhduken. Mbetet vetëm shpirti i vetëdijshëm.

Në këtë gjendje të heshtjes paraqitet uehi , shfaqja e perceptuar në gjendjen e Kutbijet, Shpjeguesit. Kjo shfaqje shkëlqen nga Rezonanca e Allahut. Rezonanca e Fuqisë së Allahut uehi quhet Muhamed, bukuria e Fytyrës së Tij. Kjo Fuqi është Drita e Allahut. Shpjeguesi apo Muheijedin, Kutbijet , është zeri i Allahut. Shpjegimet e tij janë ajo që quhet Kuran.

Përderisa zëri i heshtur shpjegon, shpirti arrin të ekziston apo përjeton gjendjen e secilit shpjegim. Vetëdijësimi i shpirtit shndërrohet në çdo gjendje të ngritjes së këtij Kurani të heshtur, këtij uehi, përderisa shfaq mori të mbretërive të bukurisë së Allahut, siq janë engjujt, dhe profetët, pa trajta, duke ekzistuar atje si kualitete hyjnore; ata shkëlqejne dhe jetojnë në bukurinë dhe Dritën e Tij. Sa shumë bëhet e njohur, sa shpejtë, është e pamundur ti përserisësh të gjitha.

Mandej me forcë dhe intensitet të hatashëm arrine shfaqja finale: “Koha dhe hapesira pushojnë së ekzistuari. Mbetet vetëm NJE. ‘Une jam Ai’!” Me këtë vetëdijësim, shpirti i mahnitur, njëherësh shndërrohet në Shpjeguesin, njëkohësisht kur Shpjeguesi shfaqet si Shkëlqim i Dritës së Allahut, Një Qenie Shkëlqyese, Ai që është NJE. Vetëdija e shpirtit zhduket, vetëm Ai mbetet, i vetmuar.

Vetëm ky është Sufi.

Në këtë kohë të shkatërrimit që ne po jetojmë, ky mësim do të kërkohet vetëm nga disa persona shumë shumë të rrallë, që me të vërtetë duan të shohin, të zhduken brenda në Atë që është Zot. Sa e çuditshme është qenia njerëzore! Të kënaqur me imazhin e tyre, Narcisti sheh në pasqyrë reflektimin e tij; dhe prapë, ne adhurojmë mendjen dhe mendja është zoti i vetëm që ne arrijmë të bashkohemi. Kujdes nga mendja! Është mbret i iluzionit, ka shumë gracka. Prodhon pamje të ngjashme; mendojmë se po arrijmë përparim shpirtërorë – mund edhe të bëhet mësues, megjithëse e dimë shumë mirë se ne nuk e kemi parë Atë që është NJË.

Veprimit të kësaj mendje Sufi i vërtetë i bën konkurrencë, dhe për mendjen Sufi duhet të mbahet në periferi apo pa rrezik i nderuar si histori, edhe pse, në fund, imitimi do të mbetet në periferin e botës, dhe kurr të mos arrije Hyjnoren ku egoja kurr nuk do të mund të arrijë. Njëri nga shembujt e evliasë Bava Muheijedin ishte për pulën që e hedh dheun prapa për të kërkuar krimba. Kur të arrin tek një gurë i çmuar dhe me vlerë, ky gur hidhet prapa gjithashtu. Është duke kerkuar vetëm insekte dhe ndytësira për tu ushqyer. Nuk e ka vetëdijen ta njohë gurin e çmuar apo ta kuptojë madhërinë e tij. Kështu vepron edhe mendja. Kërkon vetëm tituj, famë, dhe statutin e botës, ushqimin e sajë.

Sufi i vërtetë nuk do të gjindet aty, sepse: Sufi është një përjetim i gjendjes transcedente përtej trajtave i shfaqur përbrenda ehem, lulëzimit të lulës së zemrës. Është ajo zemër e transformuar që merr, në heshtje, lutjen që është e vërteta e Uehid e Atij që është NJE dhe qe është Allah.

Lutem qe të gjithë ata qe janë në kërkim të së vërtetës së Tij ta njohin Gurin e çmuar dhe të zhduken brenda ne Dritën e Tij.

Amin

Kerolin Fatima Endrus
Bawa Fellowship

kontakto@udhaezemres.com

 

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved