Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Një Tregim i Lashtë

 

Tani do të ju tregoj një tregim shumë të lashtë,

Si filloi së pari Besimi, dhe si lulëzoi

Tek perfeksioni i plotë; po, dhe do të ju tregoj

Si mandej filloi të thahet, deri sa u bë

I errët si një rrobë e shlyer. Pas kësaj

Unë kam për ju vet xhevahirin e njohurisë

Që ju mund ta fitoni, në qoftë se do ti dëgjoni fjalët e mija,

Njohuri e pasur, që ta liron zemrën

Nga njollat dhe ndryshku, dhe ta bën të pastërt dhe të ndritshme,

E vërtetë njohuria ime është, e çartë dhe elokuente,

E çmuar si margaritarë dhe rruza të çmimit të lartë;

Përmes Mëshirës Hyjnore e tregoj të vërtetën,

I mësuar nga Zoti Vetë, sepse jetoj

Brenda një gjenerate e bërë shumë e huaj,

E pamëshirshme dhe e tmerrshme, ketu ne kemi nevojë

Urgjentisht për një deklaratë nga besimi ynë

Dhe argumentet intelektuale gjithashtu:

Islami ka qenë më fisniku për tu lavdëruar -

Derisa vajtuesit falënderojnë të dashurit, të larguar të vdekur!

Asim el-Antaki (757-830) nga Antioku.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved