Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Pafillimshmëria e Fillimit

Toka, Zjarri, Uji, Ajri, dhe Eter. Këto pesë forca përshtaten në kozmologjinë e jetës kryesore, dhe të futesh brenda në të duhet lënë pikëpamjen mekanike të botës që e burgosin shpirtin. Ne duhet kuptuar cka Bava e quan Pafillimshmëria e Fillimit, një dimenzion që nuk është aq shumë para kohe si dhe jashtë kohe, dhe që është edhe tani.

Këto janë mësime të thella-uji të një plaku të urtë. Nuk janë informata të zakonshme, dhe ne duhet të hymë aty sikur kur na bart era thellë në detë, si një shikim i shpejtë nëpërmjet ujërave të kaltërta dhe të gjelbërta të rrymave të vërteta antike që asnjë gjuhë nuk mund ti përshkruaj.  Është një shpjegim i treguar nga ai që kurr nuk gënjen, që kurr nuk mund të gjejë fjalë të përshkruaj të vërtetat e parrëfyeshme.

 

Nga Një Heshtje e Thellë e Pafillimshmërisë Së Fillimit

Lind Një Mallëngjim Hyjnorë

 

Isha Një Thesarë i Fshehur Dhe Dëshirova Që Të Njihem.

 

     Në përgjegje të këtijë Qëllimi Origjinal, një dritë e madhëruar buron nga lartë, nga brendësia e Mallëngjimit, dhe Zoti vë re se është një shkëlqim i bukur i fytyrës së Tij.

Ky është Nuri i Muhamedit a.s. konshiencë e dëlirë e vetëdijshme për vet-veten.

      Në atë moment kur Allahu shikon në këtë dritë, të gjitha misteriet që kanë qenë të mbyllura shpërthejnë nga brendësia e Tij si rreze xixëllimash të shkëlqimit të dritës. Këta janë shpirtërat e të gjithë krijimit, dhe vendosen në elementet origjinale: tokë, zjarr, ujë, ajër, dhe eter, duke i mbushur ato me konshiencë jetësore.

     Por nga natyra këto pesë forca janë armik i njëra tjetrës: uji shuan zjarrin, zjarri djeg tokën, dhe ashtu me të tjerat. Mandej Allahu vë para tyre Nurin, duke shkëlqyer me ndricimin e hënës së plotë, duke rezonuar me të Vërtetën e Madhe: NUK KA KOHERENCË, NUK KA KUPTIM, ASNJË QENDËR TJETËR PËRVEQ ZOTIT. 

Elementet përkulen me nderim dhe nënshtrim. Harrojnë krenarinë e dualitetit, ata janë shkrirë në të tërën nga tërheqja e bukurisë dhe energjisë së NURIT. Kaosi bëhet Kozmos.

     Prototipi i marrëdhënieve midis krijimit dhe Krijuesit themelohet, një rrjedhje e pandërprerë e adhurimit dhe falënderimit. Në këtë fushë, të gjitha gjërat lulëzojnë. Ky vend quhet Avual. Sfera e Shpirtërave.

 

O Zot! Ti je rrezja e hapur e dritës infinite.

Ti i vetëm je Zot, që transcendon cdo gjë,

Ti je i tëri që Ademi duhet të bëhet.

Ti je fara e imët dhe universi i madhë.

Ti je strehimi, Ti je rruga.

Ti je dora që mban, Ti je fuqia.

Ti je i pa formë, Ti je formë.

Ti je një syth dhe lulja plotësisht e hapur.

Ti je një dritë margaritari brenda në sy.

 

Nga Aval, adhurimi i dëlirë shpirtërat tonë zbresin në sferën e dendur të harresës – bota jonë - dhe bëhen të varrosur në formën e trupit, “hija e dashurisë së Zotit.” Ketu tregimi i Thesarit të Fshehur hapet edhe një herë. Sikurse Nuri që doli nga Zoti, gjithashtu Nuri duhet e dal nga fshehja brenda në zemrën e njeriut.

            Kur shpirti për herë të parë veshi rrobat e trupit,

            Oqeani ngriti lart të gjitha dhuratat.

            Kur dashuria për herë të parë shijoi buzët

            E të qenurit njeri, filloi të këndojë.

            Ne jemi nga një vend përtej këtij universi, por prap supozojmë se

            Jemi nga toka dhe hiu.

            Ne shkojmë duke trokitur tek dyert e të panjohurve

           të kuptojmë se kush jemi.

            Ne e kërkojmë këtë botë për zgjidhjen e madhe

            Të asaj që u martua me ne gjatë lindjes

            Dhe shkurorëzohet në vdekje.

Eventualisht kur mallëngjimi ynë rritet në një thellësi të mjaftueshme, na sjell në prezencën e intelegjencës kulluese që ka për detyrë të rigjej Thesarin e Fshehur, “të vërtetën e thellë brenda në gënjeshtër.” Ky është këshillëdhënësi ynë i brendshëm, i Shenjti. Mendja jonë e shkapërderdhur dhe dëshirat e paplotësuara rrezistojnë, por natyra e Këshillëdhënësit është një dashuri që nuk mund të rrezistohet.

            Pse mos të bëhesh i fresket nga butësia e zemrës së pranverës?

            Pse mos të buzëqeshësh si një trëndafil? Pse mos të shpërndash aromë?

     Në veprimin suprem të njeriut duke iu nënshtruar Këshillëdhënësit, puna e lirimit fillon. Përderisa dinamika e ndarjes së impulseve të elementeve tona kuptohet, nevoja të bëhesh Vetëvete e unifikuar bëhet një obligim që shpërndahet në jetën tonë. Zgjuarsia e lindur nga natyra fillon ta pastrojë zemrën nga papastërtitë në mënyrë që shkëlqimi madhështor i Nurit të Muhamedit a.s. të shkëlqejë përpara. Në prezencën e një parimi më të lartë organizues të dritës, elementet bëhen krijuese të metriksit të jetës.

     Në fund, thesari i fshehur i Nurit përfundimisht njihet në tokë ashtu si në qiell. Perdet që ndajnë Krijuesin dhe krijesën, shikuesin dhe të dukshmin, zhduken.
Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved