Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Perceptimi i Unitetit (Njëshmërisë) të Zotit
Ibn Arabiu ra.

nje 

Kërkoj strehim tek Zoti
Nga errësira e djallit
Në emër të Zotit
Të GjithëMëshirshmit, MëshirëPlotit

Thuaj: Ai, Zoti është Unike, Një (Ahad)
Allahu është Mbështetja dhe Strehimi Universal (Samed)
Ai nuk Lind kë, as nuk është i Lindur
Dhe nuk ka asnjë sikur Ai

Të lutem ty, përmes misteries me të cilën
Ti i bashkon të kundërtat, që Ti të bashkosh
për mua atë që nuk është e bashkuar me qenien
time, në një bashkim që Ti më shkakton
të dëshmojë Njëshmërinë e Qenies Tënde.
Më investo në rrobat e Tua të bukura,
dhe më kurorëzo me Madhërinë Tënde.
(Ibn Arabiu)

Për Ibn Arabin kuptimi i vërtetë i Njëshmërisë mbetet misterie, që përfundimisht nuk mund të kuptohet me intelektin e njeriut,, dhe e gjithë puna e tij mund të përshkruhet si një lëvizje e pandarë rrethore vërdallë Atij të Panjohurit, që ndodhet përtejë të gjitha kontrasteve të manifestimit dhe përshkrimit.

Ibn Arabi ishte më i afërt me termin Wehdet El-Wugjud që mund ta perkthejme “ Uniteti i Qenies“. Nuk është dicka e ekzagjeruar të thuhet se formulimi i këtij termi ka një thellësi qartësie të parivalshme. Njëshmëria nuk është thjeshtë të besosh në një Zot si profesohet në fetë e Perëndimit, sepse ajo është një formulim i parimit në përputhje të një kuptimi të vecantë. Një besim i tille në Zot shpesh herë duket se përjashton formulime të tjera siq janë besimet jo-teiste, doktrina e Budizmit, apo besimi në shpirta të mëdhenjë të Indianëve të Amerikës etj. Ndërsa në anën tjetër “Uniteti i Qenies” është absolutë, parim gjithpërfshirës që fut nën mburojë të gjitha besimet dhe doktrinat. Pa kufije dhe përtej opozitave, është sikur uji që ushqen të gjithë krijimin, pa dallime,….në perputhje me nevojat e tyre.

As nuk mund të mendohet si koncept filozofike. Fjala Arabe wujud gjithashtu do të thotë “përjetime” apo “perceptim” prandaj Qenia nuk mund të kuptohet apo vleresohet vetëm me ide intelektuale. Është një udhetim i jetes, të gjindet dhe të realizohet. Njëshmëria e Qenies sipas mendimit të Ibn Arabit në të vertete nuk është një doktrine por ndodhet në zemrën e gjerave reale të natyres. Ashtu sikurse jeta edhe Ai nuk mund të futet në një trup apo besim apo të jete i përkufizuar në cfardo përshkrimi. Buron në të gjitha gjërat por prap se prap nuk e nxe asnjë gjë.

Në të vërtetë vet përshkrimi VEHDET EL-VUGJUD – Uniteti i Qenies nuk dominon në punën e Ibn Arabit, dhe ai përdorë terme të ndryshme për ta shprehur natyren e realitetit, gati të na sigurojë se tendencën natyrore që kemi për të ndrequr dhe shpjeguar Unitetin e Qenies merr lidhje të shkurte.”

Këto përshkrime rrjedhin prej nga ai sheh dhe përjeton në termet Islamike, por ai vazhdimishtë në drejton tek kuptimet e pakufizuara, të perceptuara në zemrën e njeriut.

Për Ibn Arabin, Njëshmëria e Zotit fundamentalishtë është cështje e depërtimit dhe përjetimit shpirtërore, që do të thotë një ndryshim radikale në vizion.

Ai përmbyt mënyren tonë normale se si i shohim gjërat, të na sjell më afer tek një kuptim tjetër. Në fakt ai na parashtron një pyetje shumë serioze: Në realitet, kujt i është përmbytur vizioni? Ne si zakonisht besojmë se çka shohim është reale, marrim dukjen e gjërave të jete e tëra ajo që ekziston. Zotin, Njëshmërinë, Burimin Kulminantë të gjerave, mund ti imagjinojmë në mendjet tona duke i hequr nga bota e dukshme.

“Krijimi është i kuptueshem dhe Zoti i Vërteti mund të përceptohet dhe të duket, sipas njerezve të besimit dhe njerëzve që perjetojnë të vëertetën me pamje të brendshme.

Për ata që nuk janë në asnjërën nga këto kategori e Vërteta është e kuptueshme dhe Krijimi është i dukshëm. Këta të fundit janë të hidhur, uje kripe, përderisa të parët janë të ëmbël, uje i këndshem që pihet”

E vetmja ekzistencë e vërtetë i takon Atij të Vetmit

Këndvështrimi i Ibn Arabit në lidhje me gjendjen e vërtetë të marrëdhënieve është mjafte i ndryshëm nga ajo që kuptohet në jetën normale si e vërtetë: E vetmja ekzistencë e vërtetë i takon Atij të Vetmit, NJË, dhe është Ai Një që është i dukshëm në të gjitha manifestimet. “SENDET” nuk ekzistojnë në vet-vete por vetem si vende të manifestimit, apo reflektime të shprehjeve të Unitetit Primordial (Origjinale).

Njëri me të drejtë mund të pyet: Cili pra është ndryshimi në këtë rastë nga ajo që veq besohet? A nuk është kjo pamje e realitetit e njëjtë nga vlera sikurse pikëpamjet e tjera? Ibn Arabi përgjigjet qartë: Ndryshim komplet në shijim. Ata me pamje të brendshme reale e vleresojnë dhe janë të inspiruar me të tërën që është e mirë dhe e vërtetë, prandajë arrijnë kuptimin e lumturisë së vërtetë.

E ëmbëla e pandashme dhe kënaqësia e ekzistencës gjendet e gatshme për cdonjërin që i shikon gjërat ashtu si me të vërtetë janë, ose ka besim në një vizion të tille. Ia vlen të theksojmë se ky “besim” nuk është një vleresim intelektuale apo një bindje e verbuar por një gjë që ndjen-zemra dhe përjetim i ciltër. Tipikisht Ibn Arabi që ishte mbizoterues i Kuranit dhe Hadithit, edhe këtu e ka fjalen tek Imazhi i Kuranit si bazë për atë që shpjegon:

25-53 “Ai është që i lëshoi të dy deterat, njërin të embel dhe këndshëm ta shijosh, njërin të kripur dhe të hidhur për gjuhen, dhe Ai vuri në mes të tyre një Isthmus (barrierë) që ti mbajë të ndarë”

Ky varg i Kuranit mandej përcillet me një tjeter ku përshkruan krijimin e njeriut nga uji. Dhe prandaj Ibn Arabi merr si shembull të dy detërat që ti vë në shënjestër dy grupe të vecanta të njerëzve.

25-54 “Dhe Ai është që ka krijuar njeriun nga uji...”

“Ne që jemi krijuar nga uji – patjeter se i takojme njerit nga këto dy lloje të deterave.

Ata që e marrin krijimin e dukshëm dhe Zotin e padukshëm mbesin me iluzionin e shumëllojshmerise, prandajë e shijojnë ujin e hidhur;

Ata që e kuptojnë Realitetin e Njëshmërisë e perceptojnë Zotin në mënyre direkte dhe e shijojnë kënaqesinë e ujit të ëmbël.

Isthmus apo barriera që i ndan këto dy grupe është diskriminimi, kapaciteti i njeriut të dallojë Realitetin nga Iluzioni, Njëshmërinë nga shumëllojshmerinë.”

Çka ka dashur të thotë Ibn Arabi me realitetin apo Njëshmërinë? Për atë Njëshmëria është thjeshtë karakteristika e parë ose Emri i kësaj “Origjine” të të gjitha sendeve. Duke e emërtuar Atë si Një është mënyra më e mirë për të ju drejtuar Atij, por as nuk e shpjegon as nuk e përshkruan Atë. Realiteti kulminantë nuk mund të emërtohet dhe as të përshkruhet, dhe mbetet fundamentalisht i panjohur. Për Ibn Arabin Një (Ai) dhe Vetëm Një (Ai) (El-Uahid El-Ahad) është përshkrimi më i përshtatshëm i Realitetit kulminantë, vetëm ashtu si është, pra në Vetëvete.

Në gjuhën Arabe ky është një emër i dyfishtë, ku në të dy rastet kuptimi është “Një”. Sipas tij ky emër i dyfishtë shpreh një kuptim të Unitetit, ku njëkohësisht e vë në shënjestër dallimin brenda në Njëshmëri.

Emrat e pare janë (El-Uahid El-Ahad) Ai që është Një dhe Unik, dhe përbëjnë një emër të kombinuar sikurse Bad_Bek ose Ramburmuz apo el-Rrahman el-Rrahim... Ve në shënjestër vet esencën e vet-vetës, jo sikur një lidhje me të cilin Ai kualifikohet... Emrat Uahid el-Ahad përbëjnë një emër esencial të Tij.

Asnjë pershkrim tjeter nuk përmbanë të njëjtën esencë primordiale të origjinës. Është pika fillestare e mësimit të tij, sikurse pa një burim të ujit që del nga toka, nuk do të ekzistonte vendi ku do të mblidheshin kafshët për të pirë. Është kjo njëshmëri që është baze mbështetëse gjithpërfshirëse. Ky është kuptimi i termit “Ai” (Hu) që indikon se realiteti kulminantë është përtej emrave dhe kualifikimeve. Në këtë bazë të Njëshmërisë, Ai është pa gjini, i Lirë nga c’fardo llojë ndjenje mashkullore apo femërore që shfaqet midis krijesave.

Pse ne nuk i shohim gjerat ashtu siq janë në realitet?

Në qoftë se Ai që është Një (Wahid) dhe Unik (Ahad) është origjina e çdo gjëje dy pyetje mund të parashtrohen:

1. Si u bë që shumllojshmëria e dukshme erdhi në ekzistencë?
2. Pse ne nuk i shohim gjerat ashtu siq janë në realitet?

Për Ibn Arabin shumllojshmëria është e qenësishme brenda në origjinë, ashtu sikurse numrat që janë të qenësishem apo të pandarë nga numri “një”. Kjo shumllojshmëri është ajo që ai i referohet si Emra Hyjnore, që përshkruan marrëdhëniet e qenësishme në Qenien vetë. Ato mund të klasifikohen “transcedente” që do të thotë mënyra në të cilën Qenia Absolute është përtej relatives për nga virtyti i interioritetit dhe prioritetit logjik, ose është “Imanent” apo i “Brendshëm” që do të thotë mënyra se si Qenia është e lidhur me relativen.

Ato mund të njihen vetëm nga manifestimi i efekteve të tyre. Për shembull ta pershkruajmë Atë si Absolut e shkrin Atë nga të gjitha përkufizimet dhe konditat e mundshme, por këta kufinje dhe kondita të njëjta duhet veq të ekzistojnë disi në mënyrë që ne të kemi mundësi ta transcend Atë nga ato.

Në të njëjtën mënyre për ta përshkruar Atë si Zot është e domosdoshme ekzistenca e asajë mbi të cilën Ai është Zot, dhe ta thërrasim Atë Zot është e domosdoshme ekzistenca e asajë në të cilën Hyjnorja mund të ushtrohet.

Për të dy këto kategori të Emrave është e domosdoshme ekzistenca e një “Vendi” në të cilen ato manifestohen dhe njihen.

Vendi është bota (toka), një skenë në të cilën Emra të ndryshëm mund të luajnë rolin e tyre, në mënyrë direkte apo indirekte, duke aktruar dramën Hyjnore. Prandaj Ibn Arabi e shikon botën përpikërisht në një drite më pozitive, si një vend të manifestimit, dhe mundësive të pakufishme të Qenies së Zotit.

Emrat janë marredheniet formale të Qenies me Vetëveten dhe nuk e ndajnë realitetin kulminantë. Ia vlen të vërejmë këtu se çka Ibn Arabi don të thotë me emrin Allah është, se Ai emër i bashkon të gjithë Emrat e tjerë, “Tërësinë e Emrave që janë kontraditorë me njëri tjetrin.” Është sikur një lidhje në mes të gjitha lidhjeve apo marrëdhenieve të mundshme të Qenies, dhe Vet Realitetit kulminantë.

Në mënyrë analogjike, një njeri mund të quhet Gjon, dhe prap ne mund ta përshkruajmë atë si të mëshirshëm, të ditur, të aftë, e kështu me rradhë. Secili nga këta përemra është i ndryshëm, por ata nuk e ndryshojnë realitetin esencialë të Gjonit, as nuk e bëjne atë të ndryshëm apo të shumllojshëm; por veqse e tregojnë atë në drita të ndryshme; ilustrojnë kualitetet e tij dhe e bëjnë atë të njohur. Tërë kohën, emri i tij origjinalë është Gjon.

Të giithë emrat i referohen Atij të emëruarit. Brenda Tij Emrat nuk janë të diferencuar, përderisa nëpërmjet manifestimit ata shfaqen të diferencuar.

Si bëhet që ne nuk e shohim vetën tonë apo botën në këtë mënyrë?

Ibn Arabi shpjegon se na janë bërë shprehi iluzionet e pluralitetit deri në atë shkalle sa që ne tani ato i marrim reale. Perballe Njëshmërisë iluzioni i shumllojshmërisë zhduket.

Numrat përmbajnë domethënie shpirtërore

Ai shpesh përdorte analogji matematikore për të pershkruar se si Ai që është Një shfaqet dhe realizohet nga qenia njerëzore.

“Kur Uniteti (vehdanije) shfaqet, ai që dëshmon nuk sheh asgjë tjetër përveq vetës, pa marr parasysh a gjendet njëri në stacionin e unitetit të tij apo të ndonjë tjetri. Në qoftë se ai është në stacionin e Unitetit të tij, ajo është e ngjashme sikur të shumëzosh Një me Një (1 x 1) dhe ky shumëzim rezulton në NJË, duke përdorur terme numrash si një analogji dhe përafërsi. Prandaj shumëzo 1 x 1 dhe rezultati = 1 Në qoftë se ai nuk është në stacionin e unitetit, atëhere ajo është e ngjashme sikur të shumëzosh 1 x 2, që patjetër se rezulton në 2, dhe kështu me radhë të giithë numrat.”

Ibn Arabi përdorë analogji të ndryshme apo shembuj të sqarojë domethënien e Njëshmërisë por ai posaqerisht kishte shprehi të përdorë alfabetin Arab dhe termet matematikore. Shkrimet dhe numrat për atë ishin mbretëri ku të vërtetat janë vet-evidente dhe mjaft të qarta, që përmbajnë domethënie spirituale.

Le të shikojme me afër tek bota e numrave: Numri Një nuk është vetëm fillimi i numrave serik. Në shikim të parë mund të duket si pjesë e numrave serike (1, 2, 3, etj.), por në fakt numri Një është vetë Parimi i numrave në vet-vete. Pa parimin e Njësisë, asnjë numër nuk do të mund të ekzistonte. Si të rritur me numrat, që prej shumë kohe i kemi interiorizuar principet e numrave, dhe shumë rrallë e vleresojmë procesin e jashtzakonshëm që ka të bëjë me këtë kuptim.

A mundet ndonjëri nga ne të kujtohet si do të ishte sikur njëri mos ti dinte numrat apo të mos ishte i dominuar nga mendimi me numra? Si ishte kur mësuam për her të parë të numërojmë si fëmijë?

Shpesh-herë mund të vërehet se një numër i fëmijëve parashkollorë thonë: “NJË” dhe “NJË” tjetër dhe “NJË” tjetër. Ata nuk e kuptojnë konceptin e Njëshit si pjesë serike, por ideja, e Njësisë duket qartë e themeluar. Një “send” ka definicione duke u bazuar në shqisat e shikimit, prekjes, shijimit etj. Dhe tërësia menjëherë perceptohet.

Të numerosh është e domosdoshme që ne të jemi në gjendje ti grupojmë objektet individuale se bashku në ndonjë mënyrë – dy gota duhet të kenë karakteristika të veqanta sa i përket madhësise, trajtës, ngjyrës, apo funkcionit, në mënyrë që të numërohen “dy”.

Kur ne përdorim numrat, ne kombinojmë një term që është Njësi, p.sh. “gota” dhe të marrim edhe një term numerik p.sh. numri “dy”. Në të gjitha mënyrat e numërimit, Njësia është prezente në dy aspekte, si term i njësisë dhe si parim apo esencë e termit numerik.

Problemi me ne qëndron në atë se na është bërë e zakonshme të mendojmë për numrin “NJË” thjesht si pjesë e numrave serik, prandaj në substancë i ndryshëm nga numri “dy” apo “tre”. Ky mendim i tillë serik na dërgon tek përfundimi se ekziston një ndarje fundamentale ndërmjet të giithë numrave, duke përfshirë numrin një. Në termat psikologjikë, është kjo gje që shënon sensin e izolimit në ndjenjat e shumë njerëzve në botën e shumllojshmërise.

Ibn Arabi ndërkohë shpjegon se Ai që është NJË në thelb nuk është i “kundërt” me shumicën. Është parimi fundamentalë që ata veq janë të renditur apo numëruar. Brenda në çdo numër, numri NJË si parim i Njesise rrënjësisht është prezent.

Kur Njesia shfaqet e vetmuar në numrat serik, si numri “NJË”, bën negacion të giithë numrat e tjerë, (një është një, jo dy, e as tre) dhe vë në shenjester të vetmin Unik. (ky “NJË” është i pakrahasueshem). Mund të jetë kjo ndoshta ajo që ndodhet prapa asaj që femiu kupton kur thotë “edhe një” ?

Vet numrat, nga ana e tyre shfaqen si njësi të mundshme apo shprehje të potencialeve unike brenda në numrin Një. Ata numra mund të shihen si asgjë më shumë se vetem ekzistenca e NJËSHIT në një gjendje të vecantë:

Njëshi shfaqet si dy (një dhe një) apo tre (Një edhe Një edhe Një) apo katër e kështu me rradhë. Çdo numër është një konfigurim unikë i Njësise, me karakteristika speciale që e dallojnë nga numrat e tjerë. Janë këto karakteristika speciale që i japin një grade në relacion me numrat e tjerë, pasiqë një numër për shembull paraqitet të jetë më i madhë se një numër tjetër. Kur numri NJË shfaqet si çdo numër tjetër, tre aspekte njëherësh janë prezent:

1. Ekzistenca unike e kësaj mundësie (p.sh. numri 2 është numer UNIK 2).
2. Vendi në hierarkin e numrave (p.sh. numri 2 është më i vogel se numri 4).
3. Dhe varësia e këtij numri në parimin e Njëshmërisë (p.sh. 2 është NJË plus NJË).


Dallimi në mes të dy aspekteve të Njëshmërisë

Në shkrimin e mëposhtëm, që përshkruan kuptimin e implikimeve të kësaj njohurie, Ibn Arabi, cartëson dallimin ndërmjet çka ai e quan Atë që është NJË si Esencë, dhe Atë që është NJË si Emër (numri i pare):

“Kur një send që kurr nuk ka qenë largohet, meqenëse është i perkohshëm, dhe Ai që përgjithmonë është mbetet, meqenëse është i përhershëm dhe vet-ekzistent, atëherë Dielli i argumenteve të qarta do të ngritet duke sjellur kuptim evident. Atëherë ndodh transendenca absolute, e realizuar në Bukuri absolute. Është realiteti esencialë i unitetit të syrit dhe ekzistencës, si dhe stacioni i Qetësisë dhe palëvizshmërisë. Numrat shikohen në të njëjtën mënyrë si Ai që është NJË (Wahid) – Ky që është NJË udhëton në shumë grada, shkallë apo nivele dhe me anë të ketijë udhetimi realitetet e numrave manifestohen.

Është në këtë stacion ku njëri që deklaron bashkim/unifikim bie në gabim: sepse kur ky person e sheh udhëtimin e Atij që është NJË nëpërmjet gradave apo niveleve imagjinare, ai nuk sheh asnjë numër përveq Atij që është NJË dhe UNIK (Ahad) prandaj ai deklaron identitet.

Tani, po që se Ai shfaqet në Emrin e Tij (NJË), atëherë njëkohësisht Ai nuk shfaqet në Esencën e Tij përveqëse në shkallën e Tij private që është Unitet. Në c’fardo shkalle që Ai të shfaqet në esencën e Tij, Ai nuk e shfaq Emrin e Tij, por Ai emërtohet në atë shkalle me c’fardo që realiteti i asaj shkalle i ofron Atij. Përmes Emrit të Tij në atë shkalle pason asgjësimi, përderisa nëpërmjet Esencës së Tij pason ekzistenca. Prandaj nëse thua “NJË” (Wahid), çdo gje tjetër perveq Atij zhduket nëpërmjet realietetit të atij Emri. Por, në anën tjetër në qoftë se thua “dy” atëherë realiteti esencialë i tij (dyshit) shfaqet nëpërmjet Qenies të Një Esence të Tij në atë shkallë, jo përmes Emrit të Tij (NJË). Emri i Tij (NJË) refuzon ekzistencën e kësaj shkalle, përderisa Esenca e Tij nuk e refuzon"

Ajo ç’farë është duke u theksuar këtu është dallimi në mes të dy aspekteve të Njëshmërisë. Këto dy aspekte në gjuhën Arabe quhen Wahid dhe Ahad që respektivisht mund të përkthehen “NJË” dhe “UNIK”. Këta dy Emra të Allahut kane formuar një temë të shumë debateve në mes të teologeve Arab. Këta dy emra njihen si Emra Hyjnore në Kuran: Emri Ahad shfaqet vetëm njëherë, i pa adhuruar nga ndonjë kualifikim tjetër, përderisa Emri Wahid shfaqet tre herë gjithmonë në lidhje me emrin Kehhar – Giithë shkatërrues – Shihet qartë se Ibn Arabi është mjaft vigjilent tek ky bazament i shkrimit.

Ai e barazon “UNIK” (Ahad) tek Esenca, parimi i Njësise, që transcendon numërimin, por prap nuk e mohon ekzistencën e ndonjë numri tjetër, dhe Ai që është “NJË” (Wahid) tek Emri, numri i parë, ku realiteti i vet Emrit negacion dhe “asgjëson” të giithë (numrat) të tjeret. Ai na bën të kuptojme se kjo analogji numërore përshkruan, mbi të gjitha, një shkencë të meditimit dhe menjeherë thote:

“Kjo njohuri e brendshme dhe e veqantë duhet të jetë e mbuluar me perde nga mazhoranca e krijesave, për arsye të lartesisë dhe madhështisë që gjendet aty. Është një humnerë e thellë dhe shkatërrimi aty brenda është i paevitueshëm.”

Nga Realiteti i Njëshmërisë ne manifestohemi

Shumë është shkruar për doktrinat e supozuara të Ibn Arabit. Shumë shpesh ai është shpallur panteist, monist, madje edhe heretikë nga njerëz që janë munduar të paraqesin paqartesinë e misteries se Njëshmërisë në dicka më të pershtatshme, dicka që të bën të ndihesh më mirë.

Ta vlerësosh Njëshmërinë në mënyrën se si e ka paraqitur Ibn Arabi është larg nga nocionet e thjeshta si për shembull “Të gjitha gjërat në të vërtetë janë Një.” Për Ibn Arabin ekzistojnë dy lloje të aspekteve fundamentale të Unitetit të lidhura në Emrin Wahid el-Ahad – Një dhe Unik. Është e mundur që këto dy aspekte të jenë domethënia origjinale e Janus, hyjnorja Romake me dy-krera tek porta, që shikonte në të dy anët e rrugës. Duke qenë edhe “zoti” i fillimit, ai i ka dhënë emrin e tij muajit të fillimit të vitit, Janari.

Kuptimi i vërtetë i Njëshmërisë ka implikime të thella për vizionin tonë të vet-vetës. Për Ibn Arabin, përshkrimi i numrave është në të vërtetë një përshkrim preciz i vet-konshiencës dhe kuptimit.

Ibn Arabi në mënyrë direkte e lidhë këtë njohuri me adhurim, që këtu të kuptohet në sensin universal:

“Ajo që adhurohet nga çdo gjuhë, në të gjitha gjendjet dhe në të gjitha kohërat, është Ai që është NJË. Çdo adhurues, i c’fardo lloji, është Ai që është NJË. Prandaj nuk ka asgjë tjetër përveq Atij që është NJË...dhe nuk ka ekzistencë përveq atij që është NJË. Nuk ekziston një gjë e tille si ngritja: kur Ai që është NJË manifestohet në dy shkallë të kuptueshme, quhet dy, në këtë mënyrë II: kur të manifestohet në tre shkallë, është kështu III... Kjo është Njëshmëria e Zotit Real; nga Realiteti i Njëshmërisë ne manifestohemi. Në qoftë se Ai nuk do të ishte, ne nuk do të ishim, por ekzistenca jonë nuk e bën të nevojshme që Ai, lavdia qoftë e Tij, të mos jet."

Këta rreshta na lejojnë të nxjerrim jashtë disa terme kyqe të paraqitjes se Ibn Arabit. Esenca (dhat) që është themeli i çdo gjëje që ekziston, është NJË, edhe në esence edhe në emër, dhe ky Unitet posedon dy aspekte:

Në njëren anë, Ai që është NJË paraqet origjinen e parrëfyesheme dhe Esencen përtej çdo ideje të numërimit, dhe është pavend ndoshta edhe ta quash NJË apo të flasësh për Njëshmërinë. Është Unik në vet-vete. Symboli me i fuqishëm që tejkalon Uniken është koncepti i zeros, që së pari ishte zhvilluar në Indi në fillimin e periudhës Krishtere, dhe mandej u përdor shumë nga matematecientet Arab të mesjetës. Termi Arab për zeron, sifr, do të thotë “zbrazët” apo “hargjuar”, që është komplet munges e numrit. Ky parim i njëjtë gjindet edhe në manuskriptin e Manastirit Salem të shekullit të dymbedhjetë: “Çdo numër ngritet nga numri NJË, dhe ky në anën tjetër ngritet nga Zeroja. Në këtë parim rri shtrirë misteria e shenjtë dhe madhështore.” Ta shprehësh këtë në terme të metafizikes, Ibn Arabi shpesh përdorë termin ehedijet el-ejn, që mund të përkthehet si Njëshmëria e Burimit apo Uniciteti i Esencës, dhe me dhembje thotë se Ai që është NJË dhe UNIK nuk mund të njihet.

Në anën tjetër, Emri Një në mënyrë të barabarte përcakton një kuptim që në vet-vete nënkupton dhe detyron numërimin – c’fare kuptimi do të kishte një fjale apo idea e numrit “një” në qoftë se nuk do të kishte “dy” dhe “tre” e kështu me rradhë? Këta numrat e “tjerë” ndodhen brenda në Njëshmërinë e Vet Esences, të pa diferencuar për shkak të dominimit të kushtit të Vet-vetës, por duke pritur pezull, sikur ta dinin që do të shprehen. Ata prezentojnë shprehjet e mundshme apo modalitetet e asaj esence, dhe kjo është ajo që që Ibn Arabi e quan –el-e-jan apo el-e-jan-el-thabite, - esencat, realitetet Esenciale të themeluara brenda në Njëshmërinë.

Të dy aspektet janë shpjeguar me Emrin e dyfishte Wahid el-Ahad. Dhe sikur të ishin pasqyrë-reflektimesh, këto esenca apo shprehje të mundshme të Emrave Hyjnore gjithashtu zotërojne dy anë.

•   Në njërën anë, këto mundesi janë identike tek Vet Esenca – p.sh.: numri tre është një konfigurim i mundshëm i Njëshit, dhe thjeshtë është një rruge që të vëresh parimin e unitetit.

•   Në anën tjetër, mundësite janë të diferencuara nga njëra tjetra – p.sh. Numri tre nuk është dy, sikurse kualiteti i mëshires nuk është i njëjtë me kualitetin e hakmarrjes.

Kur këto modalitete shprehen në botën e dukshme ato janë “shkalle” (grada) në të cilën dhe sipas se cilës Ai që është Një manifestohet. Ai që është NJË, përderisa vazhdon të mbetet në Njëshmëri, në nivelin e Tij, manifeston Vetëm në shkallë të ndryshme të shumllojshmërisë. Ai që është NJË nuk shumohet; Thjesht i shfaq mundesitë e Tij të shumta të qenësisë. Sikur Ibn Arabi thote: të shumëzosh një me një është një, përderisa të shumëzosh një me dy është dy. Secili “send” manifeston Njëshmërinë sipas natyres se tij, kapacitetit dhe mundësise, dhe kjo gjithashtu ka dy aspekte:

•   Përderisa “sendi” manifeston Atë që është NJË, zotëron një dignitet të pafund dhe të pazbulueshëm, që është Njëshmëria e tij e vërtetë.

•   Përderisa “sendi” që paraqitet si vetja, është i përkohshëm, i kufizuar dhe “tjetër” nga Ai që është NJË.


Dashuria është motivi kryesorë i të giithë krijimit

Sa për shkakun e Vet-shprehjes Hyjnore në trajta, Ibn Arabi shpesh citon fjalet Hyjnore:

"Isha Një Thesarë i Fshehur dhe Dëshirova që të Njihem, Prandaj e Krijova Botën që të Mund të Njihem.”

Thesari i Fshehur janë Emrat dhe mundësite e ekzistencës së tyre në gjendjen e padiferencuar; Dashuria është motivi primar i të giithë krijimit, dhe nga Dashuria për këto mundësi vet-shprehëse Ai e krijoi boten, “skenen”, në mënyrë që Ai të njihet në të gjitha këto modalitete të ndryshme.

Krijimi për Ibn Arabin pak a shumë është paraqitja e dukshme e të padukshmes. Nuk ka ndonje zbrazëtire reale apo të përkohshme midis Krijuesit dhe krijesës.

Çdo lami e matematikes i jep shprehje të njëjta parimeve të Njëshmërisë, dhe nganjëherë Ibn Arabi përdor rrethin apo sferën si një analogji gjeometrike: fillimi i një pike është padimenzional dhe mandej zgjatet në një drejtim, duke formuar një vijë. Kjo vijë mandej rrotullohet dhe formon një rreth, prej nga ky rreth rrotullohet dhe formon një sferë. Të gjitha pikat e perimetrit, të rrethit apo sferës në mënyrë direkte janë të lidhura me qendrën pa u prekur apo ngjeshur fare dhe pa pasur ndonjë pështjellim. Pika-qëndrore gjithmonë mbetet e pandryshuar, sikurse gropa e ujit, përreth së cilës kafshët mblidhen, që buron nga toka, dhe mbetet një vendë ku të giithë mund të pijnë. Kjo qender është zemra e Konshiences-Vetëdijes sonë. Ta përshkruash qenien njerëzore si një “kurore” për Zotin, dhe zemrën e njeriut apo vetëdijen më të thelle si një vend për kurorezim, Ibn Arabi me këtë na tregon çka mistiku realizon në vet-vete:

"Shfaqja e Unitetit bëhet atëherë kur Hyjnorja merr në mbizoterim kuroren e njeriut...Kurorezimi Hyjnore ndodhet në pik-qendrën e rrethit, dhe është sipas të Thenes se Tij:

“As toka Ime, as parajsa Ime nuk me nxe dot mua, vetem zemra e sherbyesve të Mi besnik është mjaft e gjere që të me nxe Mua.”

Nganjëhere ai e kthente anasjelltash imazhin e rrethit: bota e dukshme në këtë rast nodhet në qendër të rrethit, e rrethuara nga perimetri që është Zoti, ku “Dhembshuria e Tij perqafon çdo gje.” Është tipike për Ibn Arabin që të përdorë analogji në mori menyrash të ndryshme, ku secila mënyrë shfaq një dritë tjetër apo perceptim, ose në referencë tek një tjetër Emër Hyjnore. Nuk është vetëm një rruge e “drejtë” që ti vështrosh gjërat, por secila rrugë reflekton faktin që i tere universi është një shumëzim i shfaqjeve të vetëm një Drite, që vazhdimisht, ndryshon në formë, që kurr nuk ndryshon në parim, gjithmon e freskët në zbulimin e domethënies.

“Nuk ka asgjë tjetër pos Qenies,
tërësisht e dëlire, jo ex nihilo, dhe ajo është
Qenia e Zotit Më të Lartit. Qenia ex nihilo
është vet esenca e gjërave të krijuara, që është
ekzistenca e botës. Nuk ka dallim në mes
të dy ekzistencave; dhe nuk ka një “zgjatje”
përveq në imagjinate që i klasifikon gjërat,
dhe ajo bëhet e riorganizuar nëpërmjet
njohurisë, në atë mënyrë që asgje nga kjo
nuk mbetet përveq Qenies Absolute dhe
Qenies relative, aktive dhe pasive. Në këtë
mënyrë realitetet janë dhuruar – paqe
përmes perfeksionimit.”(Futuhat)


Në çdo send Ai ka një Shenjë

Ibn Arabi i ve në koncept dy prezenca të vecanta dhe fundamentale.

1.   E para është e pakufizuar, e pa-shfaqur dhe e tërësishme. Ekziston pa nevojën e manifestimit, që nuk lejon asnjë shoqërim apo ngjashmëri.

2.   E dyta është relative dhe e kufizuar. E shfaqur në shkallë të ndryshme apo trajta, ose “sende” ku njëri send është i lidhur me tjetrin send.

Ky univers relativ përbëhet nga trajtat fizike, trajtat imagjinare, (si p.sh. shfaqja e ëndrrave), dhe trajtat konceptuale, por njëkohësisht mbetet plotësisht i varur nga domethënia transcedente që Absolutesi është.

Çdo send i dukur është një shenjë e të pa-dukures, është një shënjester tek realiteti, përderisa paraqitet të ketë një realitet të substancës se vet-vetës si një send i kufizuar. Në lidhje me këtë Ibn Arabi nganjëhere citon vargjet e poemës se shkruar nga Ebu-El-Etahija.

“Në çdo send Ai ka një Shenjë që na drejton tek fakti që Ai është NJË.”

Bota e shumllojshmerisë dhe bota e Njëshit paraqiten sikur të jenë të kundërta që në themel, dhe këtu Ibn Arabi përdor imazhin e bukur, jashtzakonisht të qëlluar

Një oqean pa breg dhe një breg pa oqean

Sendet e kufizuara të bregut i takojnë bregut dhe nuk kalojnë prapa në oqean, vetëm në qoftë se në një gjendje të transformuar që i zbraps ata tek e vërteta e tyre esenciale. Një transformim i tillë është i dukshem tek njerëzit me pajmje dhe njohuri ezoterike, që e din se dy botërat janë një:

“Universi është një vend i shenjave, dhe çdo realitet në të është shenjë që të drejton tek realiteti hyjnore, mbi të cilin është gjetur ardhja në ekzistencë, dhe në të cilin do të kthehet kur të tërhiqet (nga ekzistenca).”

Dallimi në mes të dy prezencave nuk është askund tjeter më mirë i përshkruar se në ajetin e shkurte të Ikhlas (Pasterti ose Liri) në Kuran, cituar në fillim të ketij shkrimi. Ishte zbuluar atëherë kur Jehudinjte e pyetën Profetin Muhamed a.s. “Përshkruana Perëndine tuaj.” Ky përshkrim formon bazën e mendimit Islamik, dhe është një konfirmim total i të vërtetave të zbuluara në doktrinat e Jehudinjëve dhe të Krishterëve.

Për shembull, rreshti i pare (“Thuaj: Ai është Zot, Një dhe Unik”) në mënyrë direkte e thot doktrinen e Jehudinjëve: “Dëgjo o Izrael! – Perëndia, Zoti yt, është NJË.”


kontakto@udhaezemres.com

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved