Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Porosi nga Rumi

Rumi poezi

 

Përmallimi


Dimri bie në ne
që pranvera të sjell një lindje të re.

Qaj lotët!

Lejo përmallimin!

Mallëngjimi sjell dorëzimin

dhe nga thellë një dëshirë të bëhesh i Lirë

 

A Nuk Të kam Thënë?

 

A nuk të thashë, “Mos shko atje; Unë jam shoku yt.
Në këtë mirazh të ekzistencës, Unë jamë burimi I 
Jetës.”
Edhe në qoftë se zemërimi të dërgonë
Njëqind mijë vite largë,
Në fund do të kthehesh, sepse Unë jamë caku yt.

A nuk të thashë, “Mos u kënaq me

Trajtat e tokës;

Unë jam dizajneri I dhomës intime që

Të sjell kënaqësinë tënde.”

 

A nuk të thashë, “Unë jamë deti, dhe ti je një peshk

I vetëm.

Mos rri në tokë të thatë; Unë jamë deti yt

I dëlirë.”

 

A nuk të thashë, “Mos bie

Në kurthë, si një zogë I pandihmuar;

Unë jamë fuqia e fluturimit – këmbët dhe

Krahët e tu.”

 

A nuk të thashë, “ Ata do të zbrapsin dhe

Do të bëjnë të ftohtë;

Unë jam zjarri yt dhe dëshira e ngrohtë”

 

A nuk të thashë, “Ata do ti mbjellin kualitetet e

Tyre në ty

Derisa ti të harrosh se kualitetet më të mira janë këtu.”

 

A nuk të thashë, “ Ti nuk e din nga

Cili drejtim

Punët e tua janë renditur.”

Unë jamë Krijuesi përtej drejtimeve.

Në qoftë se drita është në zemrën tënde, gjej udhën për në shtëpi.

Në qoftë se je nga Zoti, njihe Mbështetësin tënd.

 

Shto nevojen

 

Shpirti i miut nuk është asgjë më shumë se një grimcues.
Miut i është dhënë një mendje 
në proporcion me nevojat e tij
sepse pa nevojë, i Gjithë-Fuqishmi
nuk i jep kujtë asgjë.
Nevoja, pra, është rrjeti për të gjitha gjërat që ekzistojnë:
Një person ka mjete në proporcion me nevojën e tij.
Prandaj, shpejt, shto nevojën tënde, o nevojtarë,
që deti e bollëkut
të ngre dallgë në butësi-dashurie.


Mathnawi II, 3279-80; 3292

 

Afrohu

 

Me c’fardo që dëshiron të martohesh,
Shko, mbushe veten me atë e dashur,
Merr formën dhe kualitetet e tij.

Në qoftë se dëshiron dritën, përgadite veten
ta marrësh atë; po të dëshirosh të jesh larg nga Zoti,
ushqeje egoizmin tënd dhe largohu
.

Po deshirove të gjesh një rrugë jashtë

nga ky burg I rrënuar,

mos kthe koken larg nga Ai që të do,
por rkulu me adhurim dhe afrohu.

Mathnawi I, 3605-07

 

Krahët e Dëshirave

 

Njerëzit janë hutuar nga objektet e dëshirave, 
dhe mandej pendohen nga epshet në të cilat 
e kanë zhytur vetë-veten,
sepse jane dhënë pas një fantomi
dhe janë larguar edhe më larg Realitetit 
se sa qe ishin më parë.

Dëshira jote për një iluzion është nje krah
me anë të të cilit kërkuesi mund të ngritet 
Tek Realiteti.


Kur je dhënë mbas një epshi , krahu yt 
bie;
Bëhesh I caluar dhe ajo fantazi të ikën.
Ruaje krahun dhe mos u jep pas këtyre epsheve,
në mënyrë qe krahu I dëshirës të të bart 
gjer në Parajsë.

Njerëzit imagjinojnë se po e kënaqin vetë-veten,
por në fakt po I thyejnë krahët e tyre 
për hir të një iluzioni.
Mathnavi III, 2133-38

 

Si e Ke Shpenzuar Jetën

 

Në Ditën e Ringjalljes Zoti do të pyet,

Gjatë kësaj kohe që të dhashë,

Cka ke prodhuar për Mua?

 

Me c’farë pune e ke arritur

Fundin e jetës tënde?

 

Për c’farë qëllimi buka

Dhe fuqia jote janë konsumuar?

 

Ku e ke shpenzuar shikimin në sytë e tu?

Ku I ke harxhuar të pesë shqisat?

 

Ti e ke shpenzuar, shikimin, dëgjimin,

Intelektin

Dhe substancat e dëlira hyjnore;

C’farë ke blerë nga toka?

 

Të kam dhuruar duar dhe këmbë si lopatë dhe shatë,

Për të prashitur dheun e punëve të mira;

Kur u bënë ato vetë ekzistente?

 

Mathnawi III, 2149-53

 

Esenca e të gjitha shkencave

Në qoftë se e njeh vlerën e cdo artikulli të 
mallrave,
por nuk e njeh vlerën e shpirtit tënd,
I tërë mundi mund të jetë I kotë.
Ti arrite të njohësh yjet fatëmir dhe
ata fatëkeq,
por për vete se di në
je me fatë apo pa fatë.
Kjo, kjo është esenca e të gjitha shkencave 
qe të kuptosh se kush do të jesh
kur Dita e Llogarisë të arrijë.

 

Libri nuk është jastëk

Recito këtë tekst.

Nuk I kam krijuar xhindët dhe njeriun 
për asgjë tjetër vetëm që të më adhurojnë Mua
. 51-56

Objektivi finalë I kesaj bote nuk është 
asgjë më shumë se adhurimi hyjnorë.
Edhe pse objektivi kryesorë I librit 
është njohuria të cilen e përmban
mund ta përdoresh edhe si jastëk që të pushosh në të;
të shërben edhe për atë punë, gjithashtu.
Por që të jetë jastëk, nuk ka qenë qëllimi I vërtetë.
Ne të vërtetë ishte destinuar për të mësuar,
dhe për njohuri
si dhe dobitë që burojnë nga këto.

Rrobat

 

Kur njëri është shumë i preokupuar me diçka,

Ai është i pavetëdijshëm për dhimbjen në atë moment.

E përmend këtë pandjeshmëri ndaj dhimbjes

Që ta dish se si

Trupi I përngjanë rrobave.

Shko kërkoje atë që ka veshur rrobat;

Mos e puthë një copë të rrobës.

 
Mathnawi III, 1610

Pse po e mjelë tjetrin

 

Zhvishe veshjen e krenarisë nga trupi yt:

në mësim, vish rrobat e përuljes.

Shpirti e merr nga shpirti njohurinë

e përuljes,

jo nga librat apo fjalimet.

 

Edhe pse misteriet e përuljes shpirtërore

janë brenda në zemrën e kërkuesit,

ajo ende nuk posedon njohurinë e tyre

misterieve.

 

Lere le të pret derisa zemra e saj të zgjerohet dhe mbushet

me Dritë:

Zoti tha: "A nuk e zgjeruam zemrën tënde...? (K. 94:1)

sepse kemi vënë iluminim aty,

Ne e kemi vënë zgjerimin në zemrën tënde."

Kur je një burim i qumështit,

përse po e mjelë një tjetër?

 

Një fontanë e pafund e qumështit gjendet brenda në ty:

Pse po kërkon qumësht me enë?

Ti je një liqe me një kanal që shkon në detë:

bëhu i turpshëm të kërkosh ujë nga liqeni;

se a nuk ua zgjeruam ne gjoksin tuaj...?

Prapë, a nuk e zotëron zgjerimin?

Pse endesh andej sikur një lypës?

Kuptoje zgjerimin e zemrës

brenda në ty,

që të mos pyetesh me fjalt,

A nuk sheh? (K. 51:21).

 

 

Rubin

 

 çajin e mëngjezit i dashuri e pyet të dashurën,

" e do më shumë, veten apo mua?"

 

"Që nga koka e deri në fund të këmbëve  unë jam bërë ti.

Asgjë nuk mbeti nga unë, pos emrit.

Tu plotsua dëshira. Vetëm ti ekziston.

Unë u zhduka sikur një pikë e uthullës

në oqeanin e mjaltës."

 

Një gurë që u bë rubin

është mbushur me kualitetet e diellit.

Asnjë pikë gurëzimi nuk mbeti aty.

Në qoftë se e don vetë-veten, e donë diellin.

Dhe në qoftë se don diellin, e don vetë-veten.

Nuk ka ndryshim në mes të këtyre dy dashurive.

 

Para se guri të bëhet rubin, është armiku

i vetë-vetes.

Jo një por dy ekzistojnë.

Guri është i errët dhe i verbër ndaj dritës se ditës.

Në qoftë se don vetë-veten, është tradhtarë: me intensitet e reziston

diellin.

Në qoftë se thotë "Unë," është krejt errësirë.

Faraoni shpall veten hyjnorë dhe shkatërrohet.

Hallaxhi e thotë të njëjtën dhe shpëtohet.

Njëra Unë mallkohet, tjetra bekohet.

Njëra Unë është guri, tjetra kristal.

Njëra armik i dritës, tjetra reflektim i

saj.

Në konshiencën më të thellësishme, jo përmes ndonjë

doktrine,

është një me dritën.

 

Puno në kualitetet e tua të gurit

dhe bëhu i shëndritshëm si një rubin.

Praktiko refuzim-vetes dhe prano vështirësitë.

Gjithmonë shiko jetën infinite kur e len veten të vdesësh.

Gurëzimi yt do të zvogëlohet:

Natyra jote e rubinit do të rritet.

Shenjat e vetë-ekzistencës do ta lëshojnë trupin,

dhe ekstaza do të dominojë.

 

Bëhu i tëri dëgjim sikur një vesh dhe fito një

vathë rubini.

Gërmo një bunarë në tokën e këtij trupi,

madje edhe para se bunari të gropohet,

lere Zotin ta sjell ujin lartë.

 

Rri gjithnjë në punë duke gërryer baltën

nga bunari.

 

Tek të gjithë që vuajnë,

këmbëngulja sjell pasurinë.

Profeti ka thënë qe secila sexhde e

faljes së namazit

është një trokitje në derën e parajsës.

Kur ndonjëri vazhdimishtë troket,

lumturia gjithnjë e shfaqë fytyrën e buzëqeshur.

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved