Qenia e Dritës - Vdekje Klinike
Çka është ndoshta elementi më mahnitës I përbashkët në rastet që unë
I kam studiuar, dhe me siguri elementi që le mbresa më të mëdha në
individin është takimi me një dritë shumë të ndritshme. Zakonisht në
fillim të shfaqjes kjo dritë është e dobët, por me shpejtësi
ndricohet derisa të arrin një shkëlqim jashtëtokësorë. Megjithatë,
edhe pse kjo dritë (zakonisht thuhet të jetë e bardhë ose pa ngjyrë)
është e një shkëlqimi të papërshkrueshëm, shumë prej përjetuesve
bëhen specifik në këtë pikë duke thënë se në asnjë mënyrë nuk u ka
shkaktuar dëm syve të tyre, apo tu shkaktonte marramendje, apo tua
humbte shikimin e gjërave përreth. (Ndoshta për arsye se në këtë
pikë më nuk kanë sy fizikë)
Pavarësisht nga manifestimi I jashtëzakonshëm I dritës,
megjithatë, asnjë person nuk ka shprehur ndonjë dyshim dhe se ishin
të bindur se ishte një qenie, një qenie e dritës. Jo vetëm aq, ishte
një qenie personale. Ka një
personalitet të definuar.
Dashuria dhe ngrohtësia që rrezatojnë nga kjo qenie tek
personi që është duke vdekur është e papërshkrueshme me fjalë, dhe
ai ndihet komplet I rrethuar nga kjo dritë dhe I tërhequr në të,
tërësishtë I relaksuar dhe I pranuar në prezencën e kësaj qenie.Ai e ndjen një tërheqje
magnetike të parrezishtueshme tek kjo dritë.
“Zoti
e fsheh nga njerëzit lumturinë e vdekjes në mënyrë që ta
përballojnë jetën.”
anonim
Është interesante, se
përderisa përshkrimi I mësipërm I qenies së dritës është shumë I
ngjashëm në mes të përjetuesve të këtij fenomeni, identifikimi I
qenies ndryshon nga individi në individë dhe duket të jetë një
funksion I prapavisë fetare, ushtrimeve, apo besimet në personin e
involvuar. Prandaj shumë prej atyre që janë të Krishterë në
ushtrime apo besim e identifikojnë dritën me Krishtin. Një burrë dhe
një grua cifute e identifikojnë dritën si një “engjull.” Megjithatë
ishte e cartë, në të dyja rastet, se subjekti nuk ka dashur të
thotë, se qenia kishte krahë, apo ka luajtur harpë, apo edhe të ketë
trajtën apo dukjen e njeriut. Ishte vetëm drita. Cka secili donin të
thonin se ata e kuptuan qenien si një këshilldhënës. Njëri që nuk
kishte asnjë besim fetarë apo asnjë ushtrimë para përjetimit
thjeshtë e identifikonte c’farë kishte parë si “qenie e dritës.”
Shpejtë pas shfaqjes së
dritës, qenia fillon të komunikon me personin që po ndërron jetë. Si
shënim, ky komunikim është vetëm me mendje, nuk dëgjohej ndonjë zë
fizikë apo zëra të vinin nga qenia, as nuk ia kthyen përgjigjen
qenies me zë. Por është raportuar se në mënyrë direkte zë vend një
transferim I mendimeve, dhe në një mënyrë shumë të cartë saqë nuk do
të kishte asnjë mundësi as për ta keqkuptuar as për ta gënjyer
qenien.Më tutje, ky lloj komunikimi nuk zhvillohet fare në gjuhen amtare të personit.
Megjithatë, ai kupton të tërën dhe në mënyrë instante është I
vëmendshëm. Ai madje nuk mund ti përkthejë komunikimin me
mendje që ndodhi derisa kishte qenë afër vdekjes, në gjuhën
njerëzore që tani duhet të flasë, pas ripërtëritjes.
Faza e ardhshme e
eksperiencës cartë e ilustron vështirësitë e përkthimit nga kjo
gjuhë e pa folur. Qenia gati menjëherë e direkton një lloj mendimi
tek personi në të cilin prezenca I është ardhur dramatikishtë.
Zakonishtë personat me të cilët unë kam biseduar mundohen të
formulojnë mendimin në pyetje. Midis përkthimeve që kam
dëgjuar janë: “A je i përgaditur të vdesësh?,” “A je I gatshëm të
vdesësh?,” “Cka ke berë me jetën tënde që të më tregosh mua?” “Cka
ke bërë me jetën tënde të jetë e mjaftuar?.”
Dy formulimet e para që e
parashtrojnë “përgaditjen,” mund në sy të parë te duken sikur kanë
tjetër kuptim nga dy ciftet e dyta, që shprehin “arritje.”
Megjithatë, pakë mbështetje për ndjenjat e mia në lidhje me këtë
ceshtje, që secili është duke u munduar të shpreh mendimin e njëjtë
vie nga tregimi I një gruaje që e tha kështu:
Sendi I parë që më pyeti,
se disi më pyeti a isha e gatshme të vdesë, apo cka kisha bërë me
jetën time që do të dëshiroja ti tregoja. Më tutje, edhe në rastet
më të jashtzakonshme parashtrimi I “pyetjes”,
del në përfundim si një sqarim, që ka një forcë të njëjtë. Për shembull,
një njeri më tha se gjatë “vdekjes” së tij,
Zëri më bëri një pyetje: “A
ia vlen?” Cka don të thoshte se, a ia vlente mënyra e jetesës sime
që kisha bërë gjer më tani, duke e ditur atë që e dija atëherë.
Si duket, të gjithë
insistojnë se kjo pyetje, aq definitive dhe e thellë që duket të
jetë në mbresën emocionale, nuk është pyetur aspak në mënyrë
akuzuese. Qenia, të gjithë duken të jenë në pajtim, nuk e direkton
pyetjen tek ata që ti akuzon apo ti kërcënojë, sepse ata ende e
ndiejnë dashurinë totale dhe pranimin që rezonon nga drita, pa marrë
parasysh c’farë mund të ishte përgjigja e tyre. Por në vend të
akuzimit, qëllimi I pyetjes duket të jetë që ti bëjë ata të mendojnë
për jetërat e tyre, që ti shfaqin ato. Janë, po deshe ti quash,
pyetje Sokrate, njëri lutet mos të merr informata por ti ndihmojë
personit të cilit I bëhet pyetje që vetë të arrin tek caku I së
vërtetës. Ti shikojmë disa takime të drejtpërdrejta me këtë qenie
fenomenale.
I dëgjova mjekët të thonë
se kisha vdekur, dhe atëherë fillova të ndihem sikur po dridhesha,
disi si isha zhvendosur dhe po lundroja, përmes një errësire, që
ishte si e mbyllur. Me të vërtetë nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj
këtë përjetim. Cdo gjë ishte shumë e errët, perveq se, largë nga
unë, mund ta shihja një dritë. Ishte një dritë shumë shumë e
shkëlqyeshme, por jo shumë e madhe në fillim. Rritej më shumë derisa
po afrohesha afër saj.
Mundohesha të arrijë tek
ajo dritë tek fundi, sepse ndjeja që është Jezusi, dhe mundohesha ta
arrijë atë vend. Nuk ishte një përjetim I frikshëm. Ishte pak a
shumë një kënaqësi. Sepse menjëherë, pasiqe jam Krishtere, e lidha
dritën me Krishtin, që ka thënë, “Unë jam drita e botës.” I thash
vetes time, “Në qoftë se kjo është e tëra, në qoftë se do të vdes,
atëherë e di kush më pret atje në fund, atje në atë dritë.”
U ngrita dhe eca në
korridor që të shkoj ta marr një pije, dhe ishte në atë moment, kur
e kishin kuptuar më vonë, se apendiksi im kishte shpërthyer. U bëra
shumë e ligë, dhe u rrëzova. Fillova ta ndieja veten si po
largohesha, një lëvizje e qenies sime të vërtetë brenda dhe jashtë
trupit, dhe po dëgjoja një muzikë të këndshme. Duke ndejtur pezull
në ajër fluturova poshtë korridorit dhe jashtë nga dera tek ballkoni
I mbyllur. Aty, u dukë sikur retë, një mjegull ngjyrë roze me të
vërtetë, filloi të grumbullohet për rreth meje, mandej fluturova
direkt përmes rrjetit të ballkonit si të mos ishte aty fare, dhe në
kristalë të ciltër drite, një dritë e bardhë e iluminuar. Ishte
shumë e bukur dhe shumë e ndritshme, aq rrezatuese, por nuk mi
lëndonte sytë. Nuk është ndonjë dritë që mund ta përshkruash
në tokë. Në të vërtetë nuk pashë ndonjë person në këtë dritë, por
megjithatë e ka një identitet special, definitivishtë e ka. Eshtë
një dritë e dashurisë perfekte dhe e kuptimit perfektë.
Ky mendim më erdhi në
mendje, “ A më donë mua?” Kjo nuk ishte si një pyetje, por kuptimi
cka drita tha ishte, “Në qoftë se më don mua, kthehu prapa dhe mbaro
atë që ke filluar në jetën tënde.” Dhe gjatë gjithë kësaj kohe,
ndjeja sikur isha rrethuar nga një dashuri dhe dhembshuri e
papërshkrueshme.
E dija se po vdes dhe nuk
kisha asgjë që do të mund të bëja për atë punë, sepse askush nuk
mund të më dëgjonte…Isha jashtë nga trupi im, nuk ka dyshim për atë
punë, sepse mund ta shihja trupin tim aty në tavolinë në dhomën e
operimit. Shpirti im ishte jashtë! E tëra kjo më bëri të
ndihem shumë keq në fillim, por mandej, kjo dritë shumë shkëlqyese
erdhi. Dukej se ishte më e dobët në fillim, por më vonë ishte
kjo rreze shumë e madhe. Ishte një sasi shumë e madhe e dritës,
asgjë sikur dritat e mëdha që ne i përdorim, kishte shumë shumë
dritë. Dhe më dha nxehtësi mua; Ndjeja një sensacion të ngrohjes.
Ishte një dritë si e verdhë
e qelur – më shumë e bardhë. Ishte një ndricim I jashtzakonshëm; nuk
mund ta përshkruaj. Dukej sikur kishte përfshirë cdo gjë, megjithatë
nuk më pengonte që të shihja cdo gjë përreth meje – dhomën e
operimit, mjekët dhe motrat, cdo gjë. Mund të shihja cartë, dhe nuk
ti merrte sytë.
Së pari kur drita erdhi, nuk isha e sigurtë c’farë po ndodhte, por mandej disi pyeti, a isha gati për të vdekur. Ishte sikur po flisja me një person, por personi nuk ishte atje. Drita ishte që më fliste mua, por me zë.
Tani, mendoj se zëri që po
më fliste mua e kuptoi se nuk isha gati të vdesë. Disi, sikur po më
testonte mua më shumë se cdo gjë tjetër. Megjithatë që nga momenti
që drita më foli mua, ndjehem shumë mirë – e sigurtë dhe e dashur.
Dashuria që buronte nga kjo dritë është e pa imagjinuar, e
papërshkruar. Ishte një person I këndshëm ta kishe pranë! Dhe e
kishte një sensë të humorit, gjithashtu – definitivishtë!