Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Rabia Adavia (l.717 - v.185/801)
Dashuri pa Interesë

 

Në Emër të Zotit
Më të Dhimbshmit, të Plot-Mëshirshmit

Rabia ishte një grua që kishte lindur në Basra, përafërsisht në vitin 95 ose 99 (717). Attar thotë se në një moshë shumë të re asaj I kishin vdekur prindërit dhe kishte mbetur jetime. Ishte kërkuar disa herë për martesë, nga një numër I njerëzve të urtë, por ajo I refuzoi të gjitha ofertat, duke thënë,

Kontrata e martesës është për ata që kanë ekzistencë fenomenale. Por në rastin tim, nuk ka një ekzistencë të tillë, sepse unë kam mbaruar së ekzistuari dhe kam kaluar jashtë nga vet-vetja. Unë ekzistojë në Zotin, dhe e tëra jam e Tij. Unë jetoj nën hijen e komandës së Tij. Kontrata e martesës duhet të kërkohet nga Ai, jo nga unë”.

Rabia ishte e mbushur përplot, me konshiencën e prezencës së afërt me Zotin; njëherë kur ishte sëmurë, ajo I tha një vizitori që e pyeti se c’farë sëmundje kishte,

Për Zotin, nuk di asnjë shkak për sëmundjen time, vetëm se Parajsa më është shfaqur mua, dhe u përmallova për të në zemrën time; dhe mendoj se Zoti im u bë xheloz në mua, dhe më ndëshkoi; dhe vetëm Ai mund të më bëjë të lumtur.

Afër me këtë të thënë është mënyra e lutjes së sajë të famshme:

O Zot! Në qoftë se të adhuroj Ty nga friga e Ferrit, ma vë flakën mua në Ferr; dhe në qoftë se të adhuroj Ty në shpresën për Parajsë, më përjashto nga Parajsa; por në qoftë se të adhuroj Ty vetëm për hir Tëndin, mos e tërhiq Bukurinë Tënde të Përjetshme!”

Me emrin e saj në përgjithësi asociohet prononcimi I parë në Islamin Shpirtërorë (Sufizëm) doktrina e Dashurisë Hyjnore, që më vonë u bë aq dominante në këtë lëvizje: poema e saj e shkurtër në këtë temë është njëra që më së shumti citohet në literaturën Sufi.

Në dy mënyra të dashuroj Ty: dashuri egoiste,

Dhe mandej, dashuri ashtu si është e vlefshme për Ty.

Sa për dashurinë që është egoiste

me cdo mendim mendoj vetëm për Ty, duke përjashtuar

të gjithë të tjerët

Sa për atë që është me vlerë për Ty

Aty ti e heq perden që të mund të të shikoj Ty

Prap nuk ka asnjë falënderim në mua në këtë apo në atë

Por falënderimi është për Ty, në atë apo në këtë.

 

 

 

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved