Udha e zemrës

Kujtimi i Shtëpisë Origjinale

Tërheqja e Përkohshme nga BotaTerheqja nga Bota

Ka dy lloje të tërheqjes nga bota materiale. Tërheqja e llojit të parë është e jashtme, në të cilën kërkuesi, largohet nga njerëzit në mënyre që të bie në kontakt me botën shpirtërore. Ky rezultat vie sepse shqisat e jashtme (meqenëse jashte kontaktit me botën e materiale) tërhiqen dhe shqisat e brendshme zgjerohen gjer sa të arrijnë shenjat e botës shpirtërore.

 

Tërheqja e llojit të dytë është ajo e fshehur, ku kërkuesi nga brenda dëshmon sekretet e Realitetit përderisa nga jashtë është i rrethuar nga njerëz. i vetmuar në turmë njerëzish është tërheqja e llojit të dytë.

 

Jashtë me njerëzit, brenda me Zotin. Në të gjitha aktivitetet mbetet brenda i lirë. Mësohet të mos identifikohet me asnjë send.

 

Khuaja Evlia Kabir,njëri nga nxënësit e Abd ul Khaliq Ghujduvani e shpjegoi thënien “I vetmuar në turmë njerëzish:” si në vijim:

 

Tërheqja në turmë njerëzish’ është ajo gjendje ku njëri vazhdimishtë dhe plotësishtë është i përkushtuar në përkujtimin hyjnorë, saqë njëri mund të kalojë përmes sheshit të pazarit pa dëgjuar asnjë fjalë.”

 

Ata janë me Zotin dhe njëkohësishtë me njerëzit. Sikurse Profeti a.s. tha: “ Unë i kam dy fytyra: njëra e kthyer nga Krijuesi dhe tjetra nga krijimi.”

 

Kur Bahadin Nekshbendi kishte mbërri ne Herat gjatë udhëtimit të tij për në Mekë, Amir Hyseni kishte përgaditur një ndejë për nder të tij. Në atë ndejë Amir e pyet atë:

 

“Meqenëse me prezencën tuaj nuk bëhet as dhikr (kujtim i Zotit) me zë, as udhëtim, as audicion me muzikë e as poezi, cila është rruga juaj?”

 

Ai u përgjegj, “Fjalët e pastërta të fisit të ‘Abd ul-Khalik Ghujduvani, që janë ‘ terhiqu në turmënjerëzish” dhe ne përcjellim gjurmët e tyre.”

 

“C’farë është tërheqja në turmë njerëzish?” pyeti Amiri:

 

“Nga jashtë të jesh me njerëzit përderisa nga brenda të jesh me Zotin,” tha Nekshbendi.   Amiri shprehu cudi dhe pyet, “A është e mundur një gjë e till ?”   Bahadin Nekshbendi ia ktheu, “po të mos ishte e mundur Zoti Më i Larti nuk do ta kishte cekur në Kuran ajetin që i përshkruan ata që nuk i largon vëmendjen asgjë nga kujtimi i Zotit, madje edhe në sheshin e pazarit:

 

 “Njerëzit që as biznesi e as profiti nuk i largon vëmendjen nga përkujtimi i Allahut” (Ku’ran 24:37)  

 

Abu Said El-Kharrazit, një musliman sufi thotë: “Perfeksioni nuk është shfaqja e mbrekullive, por perfeksioni është të ulesh në mes të njerëzve, të shesësh dhe të blesh, të martohesh dhe të bësh fëmijë: dhe njëkohësishtë kurr të mos humbësh prezencën e Allahut, madje as edhe për një moment".

 

 

Copyright, udhaezemres.com. All rights reserved